GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Punësimi mbetet në pikë kritike, familjet në vend janë zhytur në borxhe 

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Punësimi mbetet në pikë kritike, familjet në vend janë zhytur në borxhe 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjet në vend vazhdojnë të vuajnë nga papunësia dhe si pasojë kanë shtuar borxhet. Kështu deklaron Banka e Shqipërisë në një raport të publikuar pak ditë më parë, ku përfshihet analiza e 2 muajve të fundit të 2021 dhe janari i këtij viti. Në raport thuhet se gjatë këtyre tre muajve punësimi ka shënuar një rritje, por që mbetet i papërfillshëm përballë nivelit të lartë të papunësisë.

Ndërsa thekson si shqetësimin më të madh, faktin që përqindja më e lartë deri në 25% e të papunëve regjistrohet tek të rinjtë.  Ndër të tjera BSH thekson se punësimi ecën në ritme shumë të ngadalta në raport me çmimet në treg dhe inflacionin tepër të luhatshëm.

“Rritja e ekonomisë është shoqëruar me rritje të punësimit dhe reduktim të shkallës së papunësisë. Punësimi u rrit me 13 mijë persona në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me një vit më parë, ndërsa shkalla e papunësisë zbriti në nivelin 11.6%. Megjithatë, pavarësisht kësaj tendence përmirësuese, punësimi dhe shkalla e papunësisë nuk kanë arritur ende nivelet para pandemisë, niveli i papunësisë në muajt e fundit shfaqet i dobët dhe rritja e papërfillshme përball tregut. Po ashtu, presionet për rritjen e pagave janë të moderuara, çka ilustrohet në rritjen e ngadaltë të tyre. Në të kundërt, kostot e tjera të prodhimit kanë përshpejtuarritmin e rritjes”, thuhet në BSH.

Ndër të  tjera në raport evidentohet se familjet shqiptare janë shyur në borxhe pasi nuk kanë aftësi paguese ndaj bankave për kreditë e marra. Madje, sipas raportit po vjen në rritje përqindja e familjeve që nuk kanë aftësi paguese as ndaj shportës bazë, e cila ka kaluar në çmime rekord.  E gjithë kjo vjen për shkak se pagat mbeten shumë të ulta, ndërsa inflacioni ndikon tek çmimet.

“Ecuria e ekonomisë dhe e inflacionit rrezikohet në kahun e poshtëm nga përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe nga gjurmë më afatgjata që pandemia mund të lërë në hezitimin e familjeve dhe bizneseve kundrejt shpenzimeve dhe investimeve, për shkak se të dhënat tregojnë që familjet kanë rritur këstet e papaguara në bankë, pasi nuk kanë aftësi paguese.  Në kahun e sipërm, ecuria e inflacionit rrezikohet nga një konsolidim fiskal më i ngadaltë dhe nga një rritje më e qëndrueshme se vlerësimet aktuale të inflacionit botëror, pasi pagat po rriten në nivel të ulët krahasuar me rritjen e çmimeve”, theksohej në raport.  Sakaq, kujtojmë se që nga fundi i 2021 në vendin tonë janë rritur njëherësh çmimi i energjisë, disa taksa dhe çmimet e ushqimeve bazë. Ndërsa vetëm pak ditë më parë çmimi i naftës kaloi në shifra rekord, 200 lekë për litër.

Etiketa: borxhebshfamiljekryesore2punesimi

Lajme të lidhura

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës
Aktualitet

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës

08:24 - 15/05/26
Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh
Breaking Views

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26
“Të hiqet akciza”/ Shoqata e Transportit ndërpret punën më 1 mars
Aktualitet

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës

08:19 - 14/05/26
Para
Big Mama tregon “pengun” nga Big Brother VIP: Më vjen keq që …

Big Mama tregon “pengun” nga Big Brother VIP: Më vjen keq që ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës
Aktualitet

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës

08:24 - 15/05/26

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:57 - 15/05/26
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë

07:53 - 15/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026

07:35 - 15/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026

07:32 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com