GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Punëtorë nga India edhe për bimët medicinale në Shqipëri

07:47 - 20/04/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Punëtorë nga India edhe për bimët medicinale në Shqipëri

healing herbs in mortar and in sack herbal medicine

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilët kanë gjetur zgjidhje të punësojnë të huajt. Edhe sektori i bimëve medicinale i ka kthyer sytë jashtë për punësime të reja.

Kryetari i shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka tha për Monitor se këtë vit sektori gjendet përpara 3 sfidave, si: mungesës së lartë të fuqisë punëtore atë të rënies, zhvlerësimit të lartë të monedhës euro, dhënies së zgjidhjes së problemit për reduktimin e sasisë së bimëve helmuese në eksport.

Mungesa e punëtorisë sipas Gjokës në sektor ka ardhur si pasojë e migrimit të brendshmë, siç është transferimi i banorëve të zonave rurale drejt atyre urbane, por edhe emigrimi jashtë vendit.

Për herë të parë edhe ky sektor do të eksperimentojë me ardhjen e 29 punonjësve nga India, të cilët do të punësohen në repartin e përpunimit të një fabrikave të këtij sektori.

“Fillimisht më 16 maj do të vijnë 4 punonjës nga India që do të përfshihen në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinale. Me ardhjen e grupit të parë të punonjësve, do të zbatohet faza eksperimentale për të ditur rendimentin e punës.

Ndërsa nga muaji qershor pritet të vijë grupi i dytë i punëtorëve prej 25 persona. Këtu përfshihet ardhja e bashkëshortëve me qëllim përfshirjen e tyre në dy turne pune në fabrikë, pasi shkalla e përpunimit të bimëve në Shqipëri është ende e ulët për shkak të mungesës të investimeve”, shprehet Gjoka.

Gjoka thotë se paga minimale neto varion 400 USD/muaj deri në 600 USD që do të jetë paga maksimale, duke përfshirë edhe koston e akomodimit 80 USD në muaj për punëtor. Sipas tij mundësia financiare në varësi të rendimentit të punës është për t’i paguar deri në nivelin e 800 USD.

Tendenca e punëtorëve të huaj kryesisht nga India, nga kryetari i shoqatës së Bimëve medicinale nënvizohet se nuk është e shtrirë gjerësisht në gjithë sektorin. Ai shton se pas përfundimit të kësaj faza në përpunim, do të shqyrtohet mundësia edhe e përfshirjes së të huajave në grumbullimin e bimëve medicinale, pasi shpopullimi i zonave malore po shton vështirësitë e mbledhjes të bimëve medicinale.

Rënia e euros godet eksportet e bimëve medicinale

Përveç mungesës së fuqisë punëtore, fabrikat përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale janë goditur edhe nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që atë eksportojnë.

Gjoka nënvizon se për transaksione me vlerë deri në 50,000 euro humbjet nga zhvlerësimi janë 10% këtë vit krahasuar me 2021.

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe për 2023 kërkesa për bimë medicinale është e larta në tregjet e huaj. Eksportet kryesohen nga artikuj, si: sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarinë dhe dëllinjë e zezë. Çmimi i dëllinjës së zezë, që prodhon xhinin është rritur 30%. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve është shënuar edhe në Japoni.

Ndër vendet kryesore eksportuese mbetet ato të BE-së dhe SHBA-së. Në Europë kërkesa për bimë medicinale nga Shqipëria kryesohet nga Gjermania. Sakaq për të zgjidhur problemin për eksportin e bimëve të pastra medicinale në bashkëpunim me kompaninë gjermane do të nisin trajnimet me grumbullues dhe fermerë për pastrimin e tyre./Monitor

Etiketa: bimeIndipunetore

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
KPA lë në fuqi sanksionin 15-vjeçar për Eugen Papandilen

KPA lë në fuqi sanksionin 15-vjeçar për Eugen Papandilen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Lexo më shumë
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com