Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar pronarin e banesës në Kamëz, aty ku po punonte punëtori që humbi jetën. Ky i fundit po pastronte pusin, kur ra brenda dhe fatkeqësisht nuk u nxorr dot i gjallë nga aty. Pronari i banesës akuzohet se ka shkelur rregullat që kanë të bëjën me punën dhe me sigurinë e punëtorit.