GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Punon 3 orë në ditë dhe fiton 2 milionë dollarë në vit!

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Punon 3 orë në ditë dhe fiton 2 milionë dollarë në vit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në CV gjithmonë shkruajmë se kemi njohuri “bazë” ose “mesatare” në Excel, edhe pse nuk ia kemi idenë programit. E vërteta është se jo shumë njerëz e dinë programin. Formulat e avancuara të Excel-it mund të duken mjaft komplekse, kjo është arsyeja pse ne shpesh përfundojmë duke parë një “tutorial” në YouTube, pavarësisht se kemi njohuri “mesatare”.

Një nga ata njerëz që di shumë mirë të punojë me Excel-in është Kat Norton, e cila në rrjetet sociale njihet si “Miss Excel”. Falë mësimeve të saj në TikTok, 29-vjeçarja amerikane fiton 2 milionë dollarë në vit.

“Unë postova videon e parë në llogarinë time, Miss Excel, në qershor 2020”, tha ajo për CNBC.

Ndërsa jetonte ende me prindërit e saj dhe në borxhe të mëdha për shkollimin, Norton vendosi të hapte një llogari në TikTok. Një nga videot e saj u bë virale dhe shumë shpejt fitoi mbi 100 mijë ndjekës. Më vonë, nisi një kurs Excel në faqen e saj të internetit.

Çuditërisht, të ardhurat që ajo gjeneroi nga kursi e tejkalonin pagën që fitonte si konsulente menaxheriale me kohë të plotë, kështu që vendosi të linte punën e saj dhe të ndiqte trajnimin në Excel. Ajo krijoi nëntë kurse të tjera dhe në tetor 2021 pati 100 000 dollarë fitime në vetëm një ditë.

Sot, 29-vjeçarja fiton 2 milionë dollarë në vit: “Gjithmonë kam dashur ta ndihmoj mamin të dalë në pension herët dhe këtë vit, me mbështetjen time financiare, ajo mundi të linte punën e saj si recepsioniste në spital”.

Por, si është dita e punës e Nortonit? “Unë filloj punën rreth mesditës. Shtëpia ime është e pajisur me Wi-Fi të shpejtë, një zyrë dhe një studio regjistrimi të përmbajtjes, gjë që e bën atë një vend të jashtëzakonshëm për të punuar në distancë. Të hënat i dedikohen detyrave më kreative. Të martën, unë kaloj nëpër një listë detyrash si filmimi i përmbajtjes, redaktimi i postimeve në mediat sociale dhe organizimi i trajnimeve 60-minutëshe në Excel për partnerët e mi të korporatës. Sigurohem që të planifikoj pushime ndërmjet detyrave për të rimarrë veten. Kjo më ndihmon të jem më efikase dhe të punoj vetëm 15 deri në 20 orë në javë”.

Etiketa: ExcelKat Norton

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Mancini i përgjigjet kritikave për seleksionimet: Nuk keni idenë…

Mancini i përgjigjet kritikave për seleksionimet: Nuk keni idenë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com