GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është 1 Maji, dita që shënon në mbarë botën Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një simbol i përpjekjeve historike për të drejtat në punë, kushte më të mira dhe dinjitet për punonjësit. Kjo ditë lidhet me lëvizjet sindikale të shekullit XIX, veçanërisht me protestat për orarin 8-orësh të punës, dhe sot shërben si moment reflektimi mbi sfidat e tregut të punës, nga pagat dhe siguria në punë, te transformimet që po sjell ekonomia digjitale dhe automatizimi.

Për punonjësit shqiptarë nuk ka shumë për të festuar këtë ditë. Të dhënat nga një raport i fundit i Komisionit Europian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill, gjetën se 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi, ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin, nga 8% që është mesatarja europiane.

Kjo përqindje është më e larta në Europë dhe ka shumë diferencë me shtetet e tjera. Vendi i dytë pas nesh është Greqia, ku 21% e të anketuarve pohojnë se nuk shtyjnë dot fundin e muajit.

Në vendet e tjera të rajonit, situata paraqitet më e moderuar, por sërish mbi mesataren e Europës Perëndimore. Në rajon, pas Shqipërisë, niveli më i lartë i vështirësive për të përballuar shpenzimet regjistrohet në Kosovë, me 18%. Bosnja dhe Hercegovina paraqitet gjithashtu me një nivel relativisht të lartë, prej 13%.

Në vendet e tjera të Ballkanit, treguesi është më i ulët. Serbia dhe Maqedonia e Veriut raportojnë nga 9%, Kroacia 8%, ndërsa Mali i Zi ka nivelin më të ulët në rajon, me 7%.

Ndërsa Maqedonia e veritu dhe Mali i Zi përmenden në raport si shtete që kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, në Shqipëri përqindja e punonjësve që kanë vështirësi për të mbyllur muajin vijon të mbetet në nivele rekord.

Të anketuarve u kërkohet të vlerësojnë se sa e lehtë është për familjen e tyre të përballojë shpenzimet mujore, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme.

Vlerësimi bëhet në një shkallë me gjashtë nivele, nga “shumë lehtë” deri te “me shumë vështirësi”. Në përgjithësi, 8% e të anketuarve në BE raportuan se në vitin 2024 e kishin të vështirë ose shumë të vështirë të përballonin shpenzimet. Dallimet mes gjinive ishin të papërfillshme.

Në raport theksohet se sondazhi tregon diferenca të theksuara mes vendeve. Përqindja e punonjësve që kanë vështirësi të përballojnë shpenzimet mujore varion ndjeshëm, nga vetëm 1% në Poloni në 39% në Shqipëri, siç paraqitet në hartë.

Të dhënat nxjerrin në pah edhe një ndarje të qartë gjeografike: vendet skandinave raportojnë në mënyrë të qëndrueshme nivele të ulëta të vështirësive financiare, ndërsa në disa vende të Europës Lindore dhe Jugore pesha e punonjësve që përballen me vështirësi ekonomike është dukshëm më e lartë.

Që nga viti 2010, që përkonte me mesin e krizës ekonomike, përqindja e punonjësve që hasin vështirësi për të përballuar shpenzimet ka rënë ndjeshëm.

Në vitin 2010, rreth 17% e punonjësve deklaronin se e kishin të vështirë ose shumë të vështirë të përballonin jetesën ekonomikisht. Në vitin 2024, kjo përqindje ra në vetëm 8%.

Në të njëjtën kohë, pesha e atyre që deklaronin se ia dilnin lehtë ose shumë lehtë u rrit nga 30% në 40%.

Përmirësimet më të mëdha janë vërejtur në disa vende të Europës Lindore, si Bullgaria, Hungaria dhe Letonia, ku përqindja e punonjësve me vështirësi ekonomike ra me mbi 30 pikë përqindje. Rënie të ndjeshme, me mbi 20 pikë përqindje, u regjistruan edhe në Kroaci, Lituani, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Rumani.

Asnjë vend nuk raportoi rritje statistikisht të rëndësishme të vështirësive për të përballuar shpenzimet.

Ekziston një lidhje e fortë mes karakteristikave të familjeve të punonjësve dhe nivelit të cenueshmërisë së tyre financiare, në përputhje edhe me gjetjet e studimeve të tjera, thekson raporti. Prindërit e vetëm preken në mënyrë disproporcionale nga vështirësitë financiare: 43% e tyre deklarojnë se kanë vështirësi për të përballuar shpenzimet.

Nënat e vetme janë veçanërisht të cenueshme, me 46% që raportojnë vështirësi financiare.

Punonjësit që jetojnë në familje me fëmijë priren të përballen me sfida më të mëdha financiare, me 31–37% që deklarojnë vështirësi për të përballuar shpenzimet. Pas tyre renditen familjet me një person të vetëm në moshën kryesore të punës, ku 28% raportojnë vështirësi ekonomike.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se cenueshmëria financiare ndryshon sipas statusit të punësimit dhe profesionit.

Punonjësit me kontrata me afat të caktuar, me 36%, të vetëpunësuarit e varur ekonomikisht, me 40%, si dhe ata pa kontratë ose me forma të tjera kontraktuale, me 42%, raportojnë përqindjet më të larta të vështirësive për të përballuar shpenzimet.

Punonjësit në profesione me kualifikim më të ulët përballen me vështirësi më të mëdha. Të paktën një nivel vështirësie për të përballuar shpenzimet raportohet nga 49% e punonjësve në profesione elementare, 47% e punonjësve të kualifikuar në bujqësi, 37% e punonjësve në shërbime dhe shitje, si dhe 35% e operatorëve të impianteve dhe makinerive.

Në të kundërt, punonjësit në profesione me kualifikim më të lartë, si menaxherët, teknikët dhe profesionistët, raportojnë nivele relativisht të ulëta të vështirësive financiare, me përqindje nën 20%.

Raporti thekson se këto gjetje konfirmojnë prirje tashmë të njohura dhe nënvizojnë nevojën që politikat mbështetëse të orientohen drejt grupeve të veçanta, përfshirë prindërit e vetëm dhe punonjësit në punë me paga të ulëta, të cilët shpesh janë nën presion të madh financiar.

Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.

Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.

Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.

Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./Monitor

Etiketa: Kryesore1muajpunonjesREKORD

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…
Aktualitet

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

08:52 - 01/05/26
Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap
Aktualitet

Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap

20:41 - 30/04/26
Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!
Breaking Views

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!

20:25 - 30/04/26
Para
Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve
Kosovë & Rajon

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve

08:56 - 01/05/26

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore këtë të premte, më 1 maj...

Lexo më shumë
Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

08:52 - 01/05/26
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë

39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë

08:16 - 01/05/26
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Pas Gjermanisë, Trump kërcënon Italinë dhe Spanjën: Do tërheq trupat ushtarake se nuk na ndihmuan në Iran

08:13 - 01/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:55 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com