GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

52-vjeçari gjendet i vdekur pranë kanalit vaditës, dyshimet e para

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
52-vjeçari gjendet i vdekur pranë kanalit vaditës, dyshimet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 52-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur që prej fundjavës në një fshat të Librazhdit është gjetur mbrëmë vonë i pajetë, përgjatë rrjedhës të një kanalit vaditës.

Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Mustafa Lala nga fshati Letëm i Njësisë Administrative Lunik. I ndjeri punonte roje e kanalit vaditës dhe prej fundjavës kur kishte shkuar në punë kishte humbur kontaktin me familjen, shkruan BW. Bashkëshortja dhe të afërmit kishin sinjalizuar policinë dhe pas kërkimeve në zonë dhe përgjatë rrjedhës së kanalit vaditës në kufirin midis fshatit Letëm dhe Zgosht kanë gjetur veglat e tij të punës një kazmë dhe një lopatë si edhe kufomën e tij.

Paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën aksidentalisht në rrjedhën e rrëmbyeshme të degëzimit të lumit Rrapun ose është goditur nga rrufeja, ndërsa ka qenë duke kaluar nëpër përrua pasi gjatë të dielës ka qenë mot me stuhi e shkarkesa elektrike. Kufoma është gjetur nga banorë të zonës në vendin e quajtur “Brigada e Parë” dhe më pas është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal në Elbasan ku do t’i nënshtrohet autopsisë për t’u përcaktuar shkaku i vdekjes.

Etiketa: kanalKryesore1rojeVdekje

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
Pagoi 80 mijë euro për të vrarë një person, Albert Pashaj arrestohet me urdhër të SPAK

Pagoi 80 mijë euro për të vrarë një person, Albert Pashaj arrestohet me urdhër të SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com