GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës

12:13 - 19/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor 83 mandate parlamentare për të përfituar fuqi të jashtëligjshme dhe për të mbrojtur interesa të grupeve të inkriminuara, duke shkelur Kushtetutën dhe duke cenuar të drejtat e qytetarëve.

Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke theksuar se qytetarët vetëm me vendosmëri dhe guxim mund të vendosin “organizatën kriminale me në krye Ramën” para ligjit dhe të mbrojnë pasuritë, të ardhmen dhe interesat e tyre.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për miratimin e ligjeve që favorizojnë interesat personale dhe lidhjet familjare, duke e cilësuar veprimin e qeverisë si “pushtues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve”.

“Edi Rama merr të gjitha fuqitë nëpërmjet 83 mandateve të krimit. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën. Ligji është një mburojë për Edi Ramën dhe familjen e tij, për organizatën kriminale që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar ligjit, duke qëndruar mbi ligjin. Pasojat e këtij ligji janë të jashtëzakonshme. Sot e tutje, shqiptarët ditë e natë do vidhen nga një grup që sillet ndaj tyre me pamëshirësinë më të madhe. Nga një grup individësh që sillet në armiqësi më të thellë ndaj qytetarëve. Dhe do kenë mburojë ligjin Rama. Tani kishin çuar në parlament edhe ligjin e Lindave. E morët vesh ju ligjin e Lindave? Ligji i Lindave ishte ligji që tenderat e AKSHI-t do t’i bëjë kompania e baxhanakut. Ky është ligji i Lindave. Ka shkuar sot edhe ky në parlament.

Pra, në qoftë se u thashë se Edi Rama po sillet si lopë e çmendur, ky i ka bërë të gjithë këtë grup të inkriminuar gjer në palcë, që nuk mendon se në radhë të parë ka një përgjegjësi qytetare. Nuk mendon se aty janë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të përfaqësuar interesat e njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, të njerëzve që numërojnë kafshatën, të fëmijëve të tyre, të sëmurëve të tyre. Këta po e përdorin pushtetin njëlloj sikur të ishin pushtuesit më të egër ndaj shqiptarëve. Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta. Nuk ka, nuk rrihet në parlament. Ju i dëgjuat vetë. Dhe t’ua them një gjë ju, se kur janë me të huajt këta, që vijnë delegacionet nga ana e anës kundër këtyre ligjeve, këta e qepin gojën, rrinë si pula aty. Nuk thonë një fjalë, as për Lubinë, kurse këtu shikoni se çfarë bëjnë. Kurse atyre u lënë për të kuptuar se do ia heqim imunitetin, kurse brenda bëjnë rroftë heroina jonë, rroftë heroi ynë, Edi Rama” tha Berisha.

Etiketa: berishapushtuesshqiptarë

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Sezon i çmendur për Gjimshitin, rekord aktivizimesh me klubin dhe Kombëtaren

Pasi e ‘masakruan’ për ndeshjen, tifozët dhe sportdashësit urojnë Berat Gjimshitin për ditëlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com