GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Pusi i Mezinit” pret rrugën, Dredha denoncohet në KPP për pazarin 500 MLN lekë me Sterkajn

13:51 - 21/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Pusi i Mezinit” pret rrugën, Dredha denoncohet në KPP për pazarin 500 MLN lekë me Sterkajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk e futën në listën për deputetë tw PS-sw, por qëndron në krye të favorizimeve në tendera. Fuqia politike e Paulin Stërkajt vazhdon të mbushë llogarinë kompanisë së kushëririt. Një nga këto prokurime ku shkelet haptazi barazia, është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Nuk dihet si do të veprojë në këtë rast kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, por ky tender prej 500 milionë lekësh (pa llogaritur TVSH) i është dhënë të afërmit të politikanit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, duke skualifikuar padrejtësisht ofertën 100 milionë lekë më të ulët.

Denoncimi

Në datën 17 mars 2025 në Bashkinë Vlorë dhe njëkohësisht  pranë KPP, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “K.M.K” SHPK që është skualifikuar në këtë procedurë.

Kompania kërkon shfuqizimin e vendimit të Dredhës pasi oferta e saj është bërë e pavlefshme në shkelje të ligjit për prokurimin. Pa qenë nevoja të thellohesh në këtë dosje, qysh në pamje të parë duket se komisioni ka marrë një vendim të turbullt.

Kështu, në Agjencinë e Prokurimit Publik, njerëzit e Dredhës kanë deklaruar se “OE, K.M.K sh.p.k me NIPT :L78223801E nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë fizik”.

Kurse në KPP, del se dokumentacioni është dorëzuar, por “por jo brenda afatit të përcaktuar”. Sigurisht që ky është një pretekst sepse dokumentet e kërkuara janë dorëzuar, madje janë edhe verifikueshme online. Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo lojë afatesh, komisioni e ka në dorë sipas ligjit, ta shtyjë datën e dorëzimit të dokumenteve. Ia vlen ta bësh një veprim të tillë të ligjshëm, sidomos se janë 100 milionë lekë që mund t’i kurseheshin buxhetit të shtetit nga kjo ofertë.

Tenderi me “Flamur të kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë e përshkrim e gjejmë për tenderin në Open Data Albania. Për shkak të shkeljeve, tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për prokurimin e Bashkisë Vlorë, me objekt  “Rikonstruksioni i rrugës “Pusi i Mezinit”, ku do të hidhen 49 744 339,00 lekë (pa TVSH). Tenderi u njoftua nga Ermal Dredha në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 29 tetor 2024 dhe u mbajt më 13 nëntor 2024.

Në fillim të jepej përshtypja se ishte gjithçka në rregull, pasi merrnin pjesë 8 operatorë dhe bashkime firmash, që ishin mjaftueshëm për një garë konkurruese. Por siç duket nga dokumentet, një pjesë e kompanive, sapo morën vesh se në lojë ishte STERKAJ, nuk paguan sigurimin e ofertës, ndërsa kishte edhe kompani që ishin paraqitur formalisht sa për numër duke u tërhequr momentin e fundit.

Tenderi duhej të ishte mbyllur vitin e kaluar, por çuditërisht komisioni i Dredhës ka vazhduar me kërkesa për paraqitje dokumentesh në një afat të dytë që ishte më 29 janar 2025. Pra, afro 3 muaj nga data e nisjes së tenderit akoma nuk kishte një fitues të shpallur.

Sipas ligjit, “Kohëzgjatja e procedurës së vlerësimit nuk duhet të kalojë 20 ditë për procedurat mbi kufirin e lartë monetar”. Më tej, sipas përcaktimit ligjor, “Menjëherë, por jo më vonë se 5 ditë pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktor publikon në sistemin e prokurimit elektronik njoftimin e fituesit”. Ndërsa kryetari Dredha e ka shpallur fituesin 1 muaj e gjysmë më pas datës së marrjes së dokumenteve, më 10 mars 2025.

Si arriti të fitojë STERKAJ me ofertën më të shtrenjtë?

Fillimisht u skualifikuan ose u ishin tërhequr vetë nga konkurrimi 6 pjesëmarrës. Këto oferta të skualifikuara ishin “SHKELQIMI 07” shpk me propozimin 32,000,000.00 Lekë pa TVSH; bashkimi i operatorëve RSM COMPANY shpk & R|S|M CONSTRUCTION shpk & DESARET COMPANY shpk që ofronte ta bënte punën me 32,353,550.00 Lekë pa TVSH; K.M.K shpk me ofertën me vlerë 33,790,600.00 Lekë pa TVSH; MELA. Shpk me propozimin 34,080,500.00 lekë pa TVSH; 2 N shpk, vlera e ofertës 39,984,500.00 Lekë pa TVSH.

Dhe pas këtyre renditet STERKAJ shpk me Nipt J68310708M që u shpall fitues me ofertën 42,276,050. lekë pa TVSH.

Me ndihmën e komisionit të Dredhës, kompania e kushëririt të politikanit të fuqishëm Paulin Sterkaj arriti të shpallej fituese megjithëse kishte të tjerë me oferta më të ulëta. Njëra nga këto kompani që është kualifikuar (2N shpk) çuditërisht është tërhequr në momentin e fundit dhe ia ka lënë tenderin Sterkajt.

Nga ana tjetër, kryetar Dredha nuk pyet për banorët e “Pusit të Mezinit” që presin qysh prej 12 vjetësh premtime që të rregullohet rruga. Jo vetëm që e zvarriti projektin, por siç janë gjasat, punimet nuk do të nisin as para zgjedhjeve. Për më tepër, kryetari kërkon t’i gënjejë banorët me asfaltimin e rrugës ekzistuese që është ngushtë 4-5 metra.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ermal dredhaPaulin SterkajPusi i Mezinittender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
“Të  erdha i fundit, babë”, Hashim Thaçi lë mesazhin prekës tek varri i babait

“Të erdha i fundit, babë”, Hashim Thaçi lë mesazhin prekës tek varri i babait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com