GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Puthja me të miturin dhe jo vetëm, Dalai Lama ky “mjeshtër” kontrovers

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Puthja me të miturin dhe jo vetëm, Dalai Lama ky “mjeshtër” kontrovers
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dje interneti u shokua kur pa videon në të cilën Dalai Lama puthte një djalë të vogël 12-vjeçar dhe i kërkonte atij “t’i thithte gjuhën”.

Menjëherë rrjeti reagoi dhe zyra e udhëheqësit shpirtëror kërkoi ndjesë për veprimin, por njerëzit rikujtuan disa nga ngjarjet më kontraverse të Dalai Lama-s, të cilat i gjeni më poshtë:

Në vitin 2015, ai u shpreh se një Dalai Lama grua, nuk do të ishte e dobishme.

Më pas, 4 vite më vonë, në një intervistë me BBC, udhëheqësi shpirtëror tha se çdo grua që do ta pasojë atë, duhet të jetë më tërheqëse. Ai nënvizoi se nëse gruaja rimishërohet (apo vjen një version tjetër i tij grua), duhet të jetë “më tërheqëse”.

“Nëse Dalai Lama grua vjen, atëherë duhet të jetë më tërheqëse. Ndryshe, njerëzit mund të mos e shohin atë në fytyrë”, tha ai.

Dalai Lama ka ndezur debat edhe për një thënie për ish-presidentin Donald Trump në të cilën është shprehur se Trump “ka mungesë të parimit moral”.

Dalai vijoi, duke thënë se emocionet e Donald Trump ishin paksa të ndërlikuara dhe qortoi sloganin e partisë së tij “America First” (“Amerika e para”. Slogani më vonë u keqkuptua dhe u transfromua si “America Alone”, duke nënkuptuar se shteti ishte i vetmuar). Dalai tha se slogani ishte i gabuar dhe se Amerika duhet të marrë përgjegjësi globale.

Një çështje tjetër që ka ndezur debat është ajo e emigracionit. Dalai ka komentuar emigracionin në Europë dhe ka sugjeruar që kontinenti europian duhet të edukojë dhe trajnojë emigrantët, me synimin e vetëm që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

83-vjeçari u shpreh: “Vendet europiane duhet t’i marrin këta refugjatë dhe t’u japin atyre arsim dhe trajnim. Qëllimi i kësaj është që të rikthehen në tokën e tyre, me disa aftësi të caktuara”.

Dalai u shpreh edhe se Europa u takon europianëve dhe menjëherë, u ndez debati. Zyra, sigurisht, reagoi duke thënë se deklaratat e tij mund të jenë keqinterpretuar.

Në shtator të vitit 2018, rreth çështjes së refugjatëve, Dalai Lama u shpreh se vendet europiane u kanë dhënë ndihmë refugjatëve, megjithatë ai mendonte se shumica e refugjatëve mendonin për tokat e tyre, por duke marrë parasysh numrin e lartë të vrasjeve apo edhe vuajtjeve, ata u arratisën.

“Pra, në një afat të shkurtër kohor, vendet europiane duhet t’u ofrojnë atyre strehim dhe veçanërisht fëmijëve, t’u mundësojnë lehtësira për edukim dhe trajnim”, tha Dalai, duke theksuar se e gjitha kjo duhet të ndodhë përkohësisht.

Dje, rasti i fundit që skandalizoi njerëzit ishte një video, e xhiruar në muajin shkurt, gjatë një eventi në Indi, në qytetin Dharamshala, por është bërë virale dje. Shumë njerëz në rrjetet sociale kanë reaguar për veprimin e çuditshëm.

Zyra e Dalai Lama-s, në një deklaratë, tha: “Dalai Lama do t’i kërkojë falje familjes së djalit, si dhe miqve të tij në mbarë botën për lëndimin që fjalët e tij mund të kenë shkaktuar”.

Gjithashtu, shtuan se 87-vjeçari është penduar për veprimet e tij, duke u shprehur se “ai i ngacmon njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, edhe në publik dhe para kamerave”.

Etiketa: Dalai Lamakontrovers

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Foshnja 2-muajshe gjendet e vdekur, nëna e droguar e la pa ushqyer

Foshnja 2-muajshe gjendet e vdekur, nëna e droguar e la pa ushqyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com