GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin ‘bën kurban’ Prigozhin, ushtria zyrtare ruse sulmon Odesën

17:21 - 14/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin ‘bën kurban’ Prigozhin, ushtria zyrtare ruse sulmon Odesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia intensifikon bombardimet ajrore në Ukrainë. Të paktën 3 persona janë vrarë dhe më shumë se 10 të tjerë mbetën të plagosur në qytetin jugor të Odesës.

Raketat e ushtrisë së Moskës u kanë marrë jetën edhe 3 civilëve të tjerë në rajonin lindor të Donjeskut. Forcat ruse akuzohen gjithashtu edhe për vrasjen e 6 civilëve që po udhëtonin me një makinë në rajonin Sumy. Ushtria ukrainase thotë se në orët e fundit ka arritur që të shkatërrojë 12 nga 20 raketat dhe dronët e lëshuar nga pushtuesit.

Presidenti Volodymyr Zelensky, thotë se në armatimet ruse ka komponentë përbërës të huaj, përfshirë dhe disa me prejardhje nga shtete partnere. Në daljen e fundit, presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se kundërofensiva e Kievit po dështon me ushtrinë që sipas tij po pëson humbje të mëdha.

Megjithatë Ukraina pretendon se ka rimarrë kontrollin e mbi të paktën 90 kilometrave katrorë që prej nisjes së manovrave.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëron se nëse ushtria e Putinit do të fitojë, bota ku ne jetojmë do të bëhet më e rrezikshme. Si për ta mbështetur këtë shqetësim, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, njoftoi se do të mjaftonte një telefonatë e Putinit që ky i fundit të lëshonte armët bërthamore ruse, të cilat pritet të zhvendosen në territorin e vendit të tij gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë për krisje të mëdha brenda lidershipit në Moskë.

Presidenti Putin shfaqet në një video duke injoruar ministrin e tij të mbrojtjes, Sergej Shoigu. Megjithatë ka mbrojtur urdhrin e ushtrisë që të gjitha njësitë vullnetare që luftojnë në Ukrainë të firmosin një kontratë me shtetin rus. Një lëvizje që është lexuar gjerësisht si një shkarkim i kreut të grupit të mercenarëve Wagner, Yevgjeni Prigozhin.

Etiketa: odesaPrigozhinPutinWagner

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe, Policia e Kosovës jep detaje mbi ngjarjen

Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe, Policia e Kosovës jep detaje mbi ngjarjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com