GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin beson në dialog efektiv mes Uashingtonit dhe Moskës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin beson në dialog efektiv mes Uashingtonit dhe Moskës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është “i bindur” se mund të ketë dialog efektiv në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Ai i ka bërë këto komente pak para se të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, ndërkohë që rriten tensionet për shkak të pozicionimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën, si dhe kërkesave të Kremlinit për garanci rreth sigurisë nga ana e NATO-s.

Dy liderët pritet të zhvillojnë bisedë telefonike më 30 dhjetor për të “diskutuar një mori çështjesh, duke përfshirë angazhimin e ardhshëm diplomatik me Rusinë”, ka deklaruar Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare.

Sipas deklaratës së Kremlinit, të publikuar më 30 dhjetor, presidenti rus ka thënë se është “i bindur se… ne mund të ecim përpara dhe të krijojmë një dialog efektiv ruso-amerikan, të bazuar në respekt reciprok dhe konsideratë për interesat e njëri-tjetrit”.

Biseda e 30 dhjetorit realizohet ndërkohë që zyrtarët amerikanë dhe ata rusë përgatiten për t’u takuar më 10 janar në Gjenevë për të diskutuar rreth kontrollit të armëve dhe tensioneve me Ukrainën.

Putin, i cili sipas Kremlinit, e ka iniciuar thirrjen, i ka kërkuar Bidenit që biseda të realizohet me prezencë fizike, mirëpo Shtëpia e Bardhë ka refuzuar diçka të tillë.

Ky takim mund të përcillet me bisedime të ndara në mes të Rusisë dhe NATO-s më 12 janar./REL

Etiketa: MoskeSHBA

Lajme të lidhura

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro
Aktualitet

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro

08:57 - 23/11/26
Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen edhe tre fëmijë që udhëtonin me të
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen edhe tre fëmijë që udhëtonin me të

07:58 - 23/11/26
Para
“Kush janë kokat që kanë ngelur pa prerë?”, Iliri bën deklaratën e fortë për banorët

“Kush janë kokat që kanë ngelur pa prerë?”, Iliri bën deklaratën e fortë për banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dortmundi i merr një pikë Arsenalit, Reali përmbys PSV-në, Mbappe udhëheq golat, Napoli barazon me City-n
Breaking Views

Dortmundi i merr një pikë Arsenalit, Reali përmbys PSV-në, Mbappe udhëheq golat, Napoli barazon me City-n

23:05 - 24/11/26

Arsenali dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar 1-1 në përballjen e vlefshme për raundin e pestë të fazës së ligës në...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj anijes ruse në Libi, Shqipëria mohon përfshirjen: Nuk disponojmë dronë ujorë

Sulmi ndaj anijes ruse në Libi, Shqipëria mohon përfshirjen: Nuk disponojmë dronë ujorë

22:38 - 24/11/26
U nis nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhen detajet e hetimit

U nis nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhen detajet e hetimit

22:13 - 24/11/26
Ikin dritat në Foltoren e PD-së në Durrës, demokratët ndriçojnë sallën me telefona

Ikin dritat në Foltoren e PD-së në Durrës, demokratët ndriçojnë sallën me telefona

21:54 - 24/11/26
Galatasaray mposht Aston Villën, Bodo/Glimt merr gjithashtu 3 pikët

Galatasaray mposht Aston Villën, Bodo/Glimt merr gjithashtu 3 pikët

21:47 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com