GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin liron nga burgu, kanibalin satanist që vrau e hëngri dy fëmijë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin liron nga burgu, kanibalin satanist që vrau e hëngri dy fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një satanist që vrau dhe hëngri dy fëmijë është liruar nga Vladimir Putin për të luftuar kundër Ukrainës.

Nikolay Ogolobyak, 33 vjeç, është vlerësuar si hero nga presidenti rus. Ai ishte më i vjetri në mesin e një sekti satanistësh në Yaroslavl që u dënuan për krime groteske.

Satanistët vranë tre vajza dhe një djalë të moshës 16 deri në 17 vjeç pasi u përfshinë në flijime kafshësh dhe gërmuan varre njerëzish. Secili prej adoleshentëve u drogua dhe u godit 666 herë me kamë, u copëtua dhe më pas u gatuan në një zjarr në një ritual revoltues satanist të kryer gjatë dy netëve.

Kriminelët duke përfshirë Ogolobyak recituan një tekst satanist të gjetur në internet. Gjymtyrët, zemrat, skalpi, gjoksi dhe organet gjenitale të tyre u prenë dhe u gjetën në një gropë së bashku me trupin e një brejtësi të vogël të kryqëzuar në një kryq me kokë poshtë.

Anna Gorokhova, 16, Olga Pukhova, 15, Vavara Kuzmina, 16 dhe Andrei Sorokin, 16, u zhdukën në qershor 2008 dhe trupat e tyre u gjetën vetëm në mes të gushtit. Ata u shpallën viktima të ‘vrasjeve brutale ritualiste të fëmijëve’ nga një Gjykata ruse pas një hetimi penal dy vjeçar.

Ogolobyak u shpall fajtor për vrasjen e dy personave dhe për përdhosjen e trupave dhe varrimeve të të vdekurve dhe u dënua në vitin 2010 me 20 vjet në një koloni penale të sigurisë së lartë. Si rregull ai do lirohej në vitin 2028 në moshën 39-vjeçare, por Ogolobyak u regjistrua në luftën e Putinit me Ukrainën, duke menduar se nëse do të shërbente gjashtë muaj dhe do të shmangte vdekjen, ai do të ishte një njeri i lirë.

Një i dënuar mund të falet dhe lirohet vetëm me nënshkrimin personal të Putinit. Babai i Ogolobyak pranoi se djali i tij ishte plagosur në luftë dhe tani ishte i lirë.

“Është e vërtetë. Ai shërbeu atje për gjashtë muaj, por u plagos dhe tani është invalid. Ai mund të ecë, por plaga ishte e rëndë. Nuk ka gjasa që ta çojnë përsëri në luftë. Ai u kthye më 2 nëntor”, tha babai i Ogolobyak.

Satanistët e tjerë ishin nën 18 vjeç dhe u dënuan më pak. Konstantin Baranov dhe Alexander Voronov u mbyllën për dhjetë vjet në një koloni të regjimit të përgjithshëm, Alexey Solovyov dhe Alexey Chistyakov për nëntë vjet dhe Ksenia Kovalyova për tetë vjet.

Sergei Karpenko u dënua me dy vjet në një koloni penale dhe Anton Makovkin u diagnostikua me skizofreni dhe iu dha trajtimi i detyrueshëm psikiatrik.

Satanisti Ogolobyak, i cili mori dënimin më të gjatë të burgut, tani jeton me nënën e tij. Detajet e shërbimit të tij në luftë dhe plagosjes nuk janë bërë të ditura.

Lirimi i përdhunuesve dhe vrasësve pasi luftuan për Putinin po shkakton alarm në rritje në rajonet anembanë Rusisë. Deri më tani më shumë se 30 njerëz janë vrarë nga të dënuarit e të liruar nga burgu për të luftuar në luftë. Për të dënuarit që vdiqën, Putin tha: Ata dhanë jetën për Atdheun e tyre dhe shlyen për fajin e tyre.

Etiketa: kanibalistilirohet nga burguPutinsatanist

Lajme të lidhura

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Para
Ministri i Jashtëm grek: Informova homologët e BE për çështjen Beleri

Ministri i Jashtëm grek: Informova homologët e BE për çështjen Beleri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët...

Lexo më shumë
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com