GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin: Moska do të shqyrtojë disa alternativa, nëse Perëndimi refuzon propozimet mbi Ukrainën

09:10 - 27/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Moska do të shqyrtojë disa alternativa, nëse Perëndimi refuzon propozimet mbi Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se do të shqyrtojë një mori alternativash nëse Perëndimi dështon të përmbushë ato që ai i quan garanci për siguri. Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti dy projekt-dokumente mbi sigurinë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, e vendeve të tjera ish-sovjetike, si dhe të tërheqë trupat ushtarake të saj nga Evropa Qendrore e Lindore.

Zoti Putin i ka kërkuar Perëndimit të lëvizë me shpejtësi për të përmbushur kërkesat, duke paralajmëruar se Moska do të ndërmarrë “masa të përshtatshme ushtarako-teknike” nëse Perëndimi siç tha ai, vazhdon kursin e tij agresiv në pragun e Rusisë. I pyetur për të specifikuar se për çfarë bëhet fjalë zoti Putin tha se alternativat “mund të jenë të ndryshme”, duke shtuar se kjo “do të varet nga propozimet që do të paraqesin ekspertët ushtarakë rusë”.

SHBA dhe aleatët e saj kanë refuzuar t’i ofrojnë Rusisë garancitë që kërkon lidhur me Ukrainën, duke përmendur parimin e NATO-s se anëtarësimi është i hapur për çdo vend kualifikues. Megjithatë Perëndimi ka rënë dakord, për të nisur bisedimet me Rusinë muajin e ardhshëm për të diskutuar shqetësimet e saj.

Sipas zotit Putin bisedimet me SHBA-në do të mbahen në Gjenevë. Paralelisht, pritet të zhvillohen edhe negociata ndërmjet Rusisë dhe NATO-s dhe priten diskutime më të gjera në kuadrin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në fjalimin e transmetuar të dielën, Presidenti Putin tha se Rusia i paraqiti kërkesat me shpresën për një përgjigje konstruktive nga Perëndimi. Ai ripohoi se anëtarësimi në NATO i Ukrainën ose vendosja e armëve të aleancës në këtë vend është një vijë e kuqe për Moskën, dhe se ajo nuk do të lejonte që Perëndimi ta kalonte.

Kremlini prezantoi kërkesat e tij mes tensioneve mbi një rritje në javët e fundit të pranisë ushtarake ruse pranë Ukrainës çka ka nxitur frikën e Perëndimit për një sulm të mundshëm. Presidenti Joe Biden paralajmëroi zotin Putinin gjatë një video-telefonate në fillim të këtij muaji se Rusia do të përballet me “pasoja të rënda” nëse sulmon Ukrainën.

Rusia ka mohuar se ka një qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën për hartimin e planeve në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territoreve që mbahen me force nga rebelët e mbështetur nga Moska. Ukraina i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës në vitin 2014. Gjatë më shumë se shtatë viteve luftime janë vrarë mbi 14,000 njerëz dhe është shkatërruar zemra industriale e Ukrainës, njohur si Donbasi./VOA

Etiketa: MoskaPuinUkraine

Lajme të lidhura

Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)
Aktualitet

Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

11:46 - 07/03/26
Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve
Botë

Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve

11:25 - 07/03/26
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet
Botë

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Para
FOTO, Milot Rashica i dhuron fanellën e tij Granit Xhakës

FOTO, Milot Rashica i dhuron fanellën e tij Granit Xhakës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim
Aktualitet

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim

15:20 - 07/03/26

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, të zhvilluar këtë të shtunë në Vlorë, ku u...

Lexo më shumë
Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!

Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!

14:45 - 07/03/26
“Në PD nuk ka demokraci”, Berisha flet për dorëheqjen e Jola Hysajt nga posti në parti: E respektoj vendimin e saj

“Në PD nuk ka demokraci”, Berisha flet për dorëheqjen e Jola Hysajt nga posti në parti: E respektoj vendimin e saj

14:35 - 07/03/26
“Do priten edhe koka të tjera”/ Berisha: Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua

“Do priten edhe koka të tjera”/ Berisha: Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua

14:15 - 07/03/26
Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri)

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri)

13:58 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com