GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20

08:11 - 10/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dilema e analistëve për Putin: A po luan blofin me kërcënimin për armët bërthamore?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 të liderëve botërorë në Bali javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus në samit, mbledhja e parë e liderëve të ekonomive më të mëdha në botë që kur Putin filloi luftën e tij në Ukrainë.

Ambasada e Moskës në Indonezi i tha agjencisë së lajmeve AFP se programi i Putinit ishte “ende duke u menduar” dhe udhëheqësi rus mund të merrte pjesë virtualisht në samit.

Një zyrtar i qeverisë indoneziane i tha më herët agjencisë së lajmeve Reuters se Lavrov do të përfaqësonte Putinin dhe presidenti rus do t’i bashkohej një prej takimeve të samitit virtualisht.

Presidenti indonezian Joko Widodo në fillim të kësaj jave i tha Financial Times se kishte një “përshtypje të fortë” se udhëheqësi rus do ta anashkalonte mbledhjen.

Samiti i G20, i cili mbledh së bashku liderët e 19 vendeve dhe Bashkimit Evropian, pritet të ketë në fokus pasojat e luftës në Ukrainë, e cila ka nxitur mungesat globale të ushqimit dhe karburantit.

Indonezia, mikpritëse e samitit, ka refuzuar thirrjet e vendeve perëndimore dhe Ukrainës për të përjashtuar Rusinë, duke u zotuar të ruajë neutralitetin dhe të nxjerrë në pah potencialin për bashkëpunim në sigurinë ushqimore dhe energjetike.

Widodo është ankuar për tensionet gjeopolitike që rrethojnë samitin, për të cilin ai ka thënë se supozohet të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe “nuk është menduar të jetë një forum politik”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, 16 anëtarë të G20 mbështetën një rezolutë që dënonte tentativën e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës lindore nga Moska.

Anëtarët e G20-ës Kina, India dhe Afrika e Jugut abstenuan në votim, ndërsa Bashkimi Evropian nuk përfaqësohet në organin e OKB-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili gjithashtu është ftuar në samit, tha më parë se nuk do të merrte pjesë nëse Putini do t’i bashkohej tubimit.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden janë ndër liderët botërorë që pritet të udhëtojnë në Bali.

Etiketa: BaliG7Putinsamit

Lajme të lidhura

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit
Botë

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Evakuohet aeroporti Kansas në SHBA, pas raportimeve për kërcënime, FBI në vendngjarje
Botë

Evakuohet aeroporti Kansas në SHBA, pas raportimeve për kërcënime, FBI në vendngjarje

21:05 - 08/03/26
Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha
Botë

Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

20:30 - 08/03/26
Para
Për herë të parë, tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV

Për herë të parë, tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

Lexo më shumë
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com