Zyra e presidentit të Ukrainës Zelensky, ka reaguar në lidhje me lajmin se ka vdekur kreu i Uagner, Yevnegy Prigozhin.
Zyra e Presidencës ukrainase shprehet se ngjarja tregon se Putini nuk fal dhe se Progozhini në fakt firmosi dënimin me vdekje.
“Është e qartë se Putini nuk fal askënd. Ai po priste momentin. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi një dënim me vdekje në momentin që ai besoi “garancitë e Lukashenkos” dhe në “fjalën e ndershme” të Putinit.
Eliminimi i Prigozhin dhe komandës Uagner dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti është një sinjal nga Putin për elitat ruse përpara zgjedhjeve të 2024,”- shkroi Podolyak.
Discussion about this post