GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin plane të reja për luftën në Ukrainë, emëron gjeneralin e ri

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin plane të reja për luftën në Ukrainë, emëron gjeneralin e ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin duket se po vë në zbatim planin B, për luftën në Ukrainë. Ai ka emëruar një gjeneral të ri për të drejtuar luftën, ndërsa ushtria e tij ndryshon planet pas dështimit për të marrë Kievin, sipas një zyrtari amerikan dhe një zyrtari evropian.

Zyrtarët i thanë CNN-it se i emëruar është gjenerali i ushtrisë Alexander Dvornikov, komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

“Me këtë Rusia e pranon po vazhdon jashtëzakonisht keq dhe se ata duhet të bëjnë diçka ndryshe”, tha zyrtari evropian.

Një komandant i ri me përvojë të gjerë luftarake mund të sjellë tjetër nivel koordinimi ndaj një sulmi që tani pritet të fokusohet në rajonin e Donbasit.

Dvornikov, 60 vjeç, ishte komandanti i parë i operacioneve ushtarake të Rusisë në Siri, pasi Putin dërgoi trupa atje në shtator 2015 për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gjatë komandës së Dvornikov në Siri nga shtatori 2015 deri në qershor 2016, avionët rusë mbështetën regjimin e Asadit dhe aleatët e tij ndërsa rrethuan Alepon të kontrolluar nga rebelët, duke bombarduar lagje me popullsi dhe duke shkaktuar shumë viktima. Qyteti ra në duart e forcave qeveritare siriane në dhjetor 2016.

Forcat ruse kanë përdorur një qasje të ngjashme të ashpër në disa pjesë të Ukrainës, duke goditur ndërtesat e banimit në qytetet e mëdha dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit Mariupol.

“Ne do të shohim se sa efektive do të jetë kjo“, tha zyrtari evropian. “Doktrina ruse, taktikat ruse mbeten pothuajse ashtu siç kanë qenë që nga Afganistani.”

Zyrtari evropian e përshkroi atë si një “afat të vetë-imponuar”, që mund t’i shtyjë rusët të bëjnë gabime shtesë. Por kjo gjithashtu mund të çojë forcat ruse që të kryejnë më shumë mizori, siç dyshohet se ka ndodhur në periferi të Kievit, Bucha, ndërsa ishte nën pushtimin rus. “Era e keqe e këtyre krimeve të luftës do të qëndrojë mbi këto forca të armatosura ruse për shumë vite”, tha zyrtari.

Caktimi i një komandanti të ri të përgjithshëm për luftën e Rusisë në Ukrainë mund të jetë një përpjekje për të krijuar një strategji më kohezive. CNN raportoi më parë se Rusia nuk kishte komandant për operacionet në Ukrainë, që do të thotë se njësi nga rrethe të ndryshme ushtarake ruse kanë funksionuar pa koordinim.

Etiketa: LufteRusiUkraineVladimir Putin

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
​Festat që bien në fundjavë bëhen pushim të hënave, qytetarët kosovarë kërkojnë të ndryshohet

​Festat që bien në fundjavë bëhen pushim të hënave, qytetarët kosovarë kërkojnë të ndryshohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26

João Pinheiro është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për javën e pestë...

Lexo më shumë
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com