GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin: SHBA dhe minionët e saj rrezik për kufijtë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: SHBA dhe minionët e saj rrezik për kufijtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vladimir Putin ka folur në paradën e Ditës së Fitores në 9 Maj në Moskë. Presidenti rus e ka nisur duke uruar ushtrinë ruse për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vjet më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës, duke thënë:

“Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos jetë djegur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve”.

Putin ka thënë në fund të vitit të kaluar se Perëndimi po përgatiste hapur një sulm në Donbas dhe Krime dhe kishte thirrje në Kiev për armë bërthamore duke krijuar “një kërcënim të papranueshëm drejt kufirit tonë”.

Ai akuzoi SHBA-në dhe “minionët e saj” për shkaktimin e një kërcënimi dhe se rreziku rritej çdo ditë.

Në një shkëputje të lehtë nga retorika e tij antiperëndimore e deritanishme, Vladimir Putin ka thënë se Rusia feston si shokë të nderuar ata nga ushtritë aleate, duke përfshirë anglezët, francezët dhe amerikanët që luftuan përkrah Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore duke mos hedhur poshtë kontributin e një pjesë të Perëndimit e cila luftoi çizmen naziste.

Ai më pas vazhdoi duke thënë se po iu drejtohej forcave të armatosura të Rusisë dhe “milicive të Donbasit”, duke thënë se ata po luftojnë në tokën e tyre për të mbrojtur Rusinë.

Askush nuk do t’i harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të mos ketë vend në botë për ndëshkuesit dhe nazistët.

Parada e Ditës së Fitores në Moskë sapo ka mbajtur një minutë heshtje. Putin ka thënë më pas se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.

Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se sot ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje vendimtare” për “fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Etiketa: 9 majputin paradaSHBA dhe minionët e saj

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Këngëtarja e njohur tregon tmerrin që përjetoi në avion: S’më kishte ndodhur më…

Këngëtarja e njohur tregon tmerrin që përjetoi në avion: S’më kishte ndodhur më…

Discussion about this post

TË FUNDIT

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26

Nga Kim Mehmeti   Po, kalendarin e një populli e shënojnë ngjarjet që qëndrojnë si kufij, duke e ndarë kohën...

Lexo më shumë
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com