GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin shkakton “luftë” dhe në Rusi, ja kush janë besnikët që po e tradhëtojnë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Putin shkakton “luftë” dhe në Rusi, ja kush janë besnikët që po e tradhëtojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Braktisja e luftës në Ukrainë ose refuzimi për tu mobilizuar mund ti kushtojë shtrenjtë rusëve. Ndërkohë presidenti Vladimir Putin ka miratuar ndryshimet në kodin penal të Federatës Ruse. Sipas tij, periudhat e mobilizimit dhe të gjendjes ushtarake njihen si rrethana rënduese në kryerjen e krimeve që lidhen me kodin ushtarak. Me ligjin e ri dënohen shumë më rëndë dezertorët, për të cilët parashikohet edhe paraburgimi për një periudhë nga pesë deri në 15 vjet. Konkretisht, masat e reja në rast të mosekzekutimit të urdhrit të komandantit në kohë lufte dhe refuzimit të një ushtari për të marrë pjesë në luftime, parashikojnë dënim deri në 10 vjet burg. Një periudhë paraburgimi deri në 15 vjet parashikohet edhe për ata që dezertojnë gjatë mobilizimit, gjendjes ushtarake, në kohë lufte ose në kushte konflikti të armatosur ose operacione luftarake.

“Tërmet” në Rusi

Por ndërsa Putini përkul muskujt e tij dhe përshkallëzimi e bën botën të dridhet, thashethemet brenda Kremlinit për Carin gjithnjë e më “të vetëm dhe të izoluar” po shtohen edhe më shumë. Sipas gazetës La Repubblica, disa nga njerëzit më të afërt të Putinit nuk janë pajtuar meme referendumin për të aneksuar territoret e pushtuara në Donbas në një kohë rekord. Dhe në mesin e kundërshtarëve shumë besnikë do të ishte pikërisht “mëkëmbësi i Donbasit” Sergej Kirienko, që është nënkryetari i parë i administratës presidenciale, organi më i rëndësishëm vendimmarrës brenda Federatës Ruse, i ngarkuar për të kujdesur marrëdhëniet me republikat separatiste në Ukrainën Lindore dhe me të gjitha territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. Por ka edhe të tjerë besnikë sot që kundërshtojnë operacionin “special” ushtarak në Ukrainë: kryeministri Mikhail Mishustin me heshtje, ndërsa kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin, duke hequr “Z” nga kryeqyteti, një simbol i mbështetjes për pushtimin.

Putin nuk fal dështimet

Për të treguar se ata që dështojnë dhe e tradhtojnë do të përballen me masa të caktuar, Vladimir Putin e ka treguar së fundmi dhe me gjeneralin më të lartë të logjistikës të Rusisë, Dmitry Bulgakov. Ai është zëvendësuar, pasi sukseset ushtarake ukrainase ekspozuan të metat logjistike në ushtrinë ruse. “Gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov u lirua nga posti i tij si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe u zëvendësua nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizhintsev Përgjegjës për furnizimin material dhe teknik të forcave të armatosura”, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp, shkruajnë mediat e huaja. Mizintsev, 60 vjeç, është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar për rolin e tij në rrethimin e Mariupolit në maj të këtij viti. Ndryshimi i nëpunësit publik vjen pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi këtë javë se po mobilizonte qindra mijëra rusë për t’i dhënë shtysë të re ofensivës së tij në Ukrainë.

Rusia shpërthen në protesta

Qindra njerëz janë arrestuar nga autoritetet së fundmi, ndërsa protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” të ri të Rusisë vazhdojnë në të gjithë vendin. Një grup i pavarur për të drejtat e njeriut, OVD-Info, tha se 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme. Që kur Presidenti, Vladimir Putin njoftoi planet për të mobilizuar 300,000 burra për të luftuar në Ukrainë, demonstrata të gjera kanë shpërthyer në të gjithë Rusinë dhe pse tubimet e paligjshme janë të ndaluara sipas ligjit rus. Thirrja e Putinit për mobilizim ka hasur në kundërshtimin masiv të qytetarëve të cilët prej disa ditësh kanë organizuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, me më shumë se 1,000 njerëz të arrestuar në demonstratat në fillim të kësaj jave. Në Moskë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se ishte dëshmitare e një demonstruese e cila bërtiste “ne nuk jemi mish topash” ndërsa ajo u arrestua nga oficerët.

Etiketa: LufteRusiVladimir Putin

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Çfarë nuk u pa nga dasma, Shkëlzeni i këndon këngën Arminës (VIDEO)

Çfarë nuk u pa nga dasma, Shkëlzeni i këndon këngën Arminës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com