GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Putini është vrasës”: Protestë në Podgoricë kundër presidentit rus

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Putini është vrasës”: Protestë në Podgoricë kundër presidentit rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është mbajtur të dielën në qendër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, me sloganin “Putini është vrarës”.

Dhjetëra persona u mblodhën në sheshin qendror të Podgoricës duke mbajtur në dorë banerë që kërkonin lirimin e Alexei Navalny, liderit të burgosur opozitar.

Protesta e 20 gushtit ishte pjesë e një fushate të organizuar nga ekipi i Navalny në gjithë botën me sloganin “Putini është vrasës”.

Këto protesta po mbahen për ta shënuar trevjetorin e tentim vrasjen të Navalny, për çka ai ishte evakuuar nga Rusia në Gjermani për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor të epokës sovjetike.

Më 17 gusht, SHBA-ja i sanksionoi katër rusë për të cilët thotë se ishin të përfshirë në helmimin e Navalny, dhe të cilët janë të lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalny, i cili u arrestuar pasi u kthye në Moskë nga Gjermania në janar 2021.

“Putini po vret. Ai po i vret mijëra njerëz – ukrainasit dhe qytetarët e vet”, thuhej në njoftimin e ekipit të Navalny për thirrjen e protestave.

Leonid Volkov, ish-shef i fushatës zgjedhore të opozitës ruse, shkroi në rrjetet sociale se është e rëndësishme të theksohet me zë të lartë se “Putini është vrasës”, sepse, siç thotë ai, vetëm një e treta e qytetarëve të Evropës Perëndimore janë të gatshëm ta thonë këtë në protesta, sipas një studimi të ekipit të Navalny.

Alexei Navalnyt i janë shqiptuar dy dënime me burg, me 11 vjet dhe 19 vjet, nën akuzat për ekstremizëm dhe përvetësim.

Ai e ka hetuar korrupsionin në autoritetet ruse dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si të nxitura politikisht./REL

Etiketa: podgoriceprotestaPutin

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Para
Sterilizimi/ GJKKO kërkon pavlefshmërinë e koncesionit

Sterilizimi/ GJKKO kërkon pavlefshmërinë e koncesionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u...

Lexo më shumë
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com