GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pyetjet e mbyllura dhe Ballkani Hapur!

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Gjashtë në dhjetë shqiptarë janë dakord për Ballkanin e Hapur, por nëse nga të anketuarit do të gjenden vetëm gjashtë persona që të kuptojnë dallimin mes Ballkanit të Hapur dhe Tregut të Përbashkët Rajonal, kjo do të ishte një arritje historike në procesin e integrimit në rajon dhe në procesin e integrimit të rajonit në BE!

Së pari a ka dallim mes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Ballkanit të Hapur?

Në fakt ka disa dallime, të rëndësishme apo jo këtë ja lemë në dorë lexuesve qoftë edhe atij lexuesi që ka plotësuar pyetësorin.

Dallimi i parë është emri: një proces quhet Tregu i Përbashkët Rajonal dhe tjetri quhet Ballkani i Hapur.

Dallmi i dytë është mbështetja: Tregu i Përbashkët Rajonal mbështetet nga 6 qeveritë e rajonit (Shqipëria, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi. Ballkani hapur mbështetet nga gjysma e vendeve të rajonit (Shqipëria, Serbia, Maqedonia)

Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) mbështetet nga Procesi i Berlinit dhe Brukseli. Jo vetëm me fjalë, por edhe me fonde. 1 Miliard euro mbështetje si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR) e mbështet BE, por e mbështet edhe SHBA!

Për TPR, jo vetëm që kanë rënë dakord në parim të gjashtë qeveritë e Ballkanit, por edhe kanë miratuar një Plan Veprimi prej 25 pikash. Data? Jo shumë e largët: 10 nëntor 2020 në Takimin e Sofies në kuadër të Procesit të Berlinit!

Çfarë është Tregu i Përbashkët Rajonal? Përgjigja me një fjali: një treg që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve.

Çfarë është “Ballkani Hapur”? Përgjigja me një fjali: një treg që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve.

Pyetja është: Kur kemi Tregun e Përbashkët Rajonal, për çfarë na duhet “Ballkan i Hapur” që na ka futur në “sherr” edhe me Kosovën?

Përveç egos personale nuk gjej dot një përgjigje tjetër.

Gjithkush mund ta ketë një përgjigje të veten për këtë pyetje, por ndoshta ja vlen të futet në “këshillimin kombëtar” të radhës pyetja:

A ka dallim mes Tregut të Përbashket Rajonal dhe Ballkanit të Hapur?

Dhe meqë jemi te Këshillimi: qeveria dhe opozita këshillohen/bashkëbisedojnë/konsultohen me njerëzit gjatë fushatës elektorale për çështjet që i konsiderojnë me rëndësi. Partia që fiton miraton programin në Parlament dhe nis qeverisjen. Këtu duket se ka një dëshirë si nga forca që del në opozitë ashtu edhe nga ajo që fiton që fushatën ta bëj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve! Ka një kohë për gjithçka thuhet në librin e shenjtë. Problem është kur ngatërrimi i kohëve kthehet në modë.

Nëse qeveria e konsideron jetike, e konsideron si oksigjeni këshillimin me të qeverisurit atëherë të kalojnë në referendum çështjet për të cilat është në dilemë. Çështjet që kalojnë në referendum diskutohen, analizohen, shqyrtohen dhe njerëzit janë të informuar se për çfarë do të thonë po dhe për çfarë do të thonë jo.

Dyshoj shumë se të gjithë që kanë plotësuar pyetësorin kanë qenë të informuar për Maqedoninë e Veriut, për Ballkanin e Hapur apo për secilën nga çështjet e tjera?! Nuk ka pse t’i biem nga Kina. Nëse kemi merak hashashin pyetja mund të bëhet e drejtpërdrejtë.

Do të vijojmë luftën ndaj hashashit apo do të nisim luftën ta legalizojmë?

Pyetjet e mbyllura në gazetari janë pyetjet që të çojnë te përgjigjet po ose jo. Por pyetjet duhet të kenë kuptim përndryshe ngatërrojmë luftën ndaj hashashit me luftën për hashashin ose Ballkanin e Hapur me Tregun e Përbashkët Rajonal. Tamam sikur të ngatërrojmë Niçen e Shijakut me Niçen e Gjermanisë!

 

Etiketa: Ballkani i HapurLutfi DervishimbylluraPyetjet

Lajme të lidhura

Flit, por edhe dëgjo!
OP-ED

Flit, por edhe dëgjo!

12:30 - 21/06/26
Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!
Breaking Views

Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

21:28 - 18/06/26
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
OP-ED

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

12:10 - 16/06/26
Para
LSI, thirrje SPAK-ut: Hetoni 38 mijë eurot e Bashkisë Tiranë që ia dha firmës së Gonxhes

LSI, thirrje SPAK-ut: Hetoni 38 mijë eurot e Bashkisë Tiranë që ia dha firmës së Gonxhes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Zvicër, me të dyja palët që kanë rënë dakord të...

Lexo më shumë
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetgrandpashabet