GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qarku Fier, Partia Socialiste kryeson në 6 bashki

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qarku Fier, Partia Socialiste kryeson në 6 bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe qarku Fier ka votuar për të majtët. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në Bashkinë e Fierit kandidati socialist është me diferencë shumë të madhe me rivalët. Armando Subashi merr  69.47 % të votave, ndërkohë që ka një tjetër rezultat shumë interesant. Kur janë numëruar 105 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.09% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 11.45 % të votave.

Në Lushnjë procesi i numërimit ka ecur mirë. Nga 156 kuti në total, deri më tani janë numëruar 121 dhe sipas rezultateve kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr 62.44 % të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka 37.56%.

Në Bashkinë Roskovec janë numëruar 31 nga 39 qendra votimi dhe gara është shumë e ngushtë.

Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi kryeson me 53.20 % përkundrejt 46.80 % të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, e cila mendohet se do të ishte një bashki me rivalitet, kur janë numëruar 21 nga 50 kuti kandidati i PS Qerim Ismailaj kryeson lehtësisht me 50.93 % të votave përkundrejt 42.46 % të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj merr vetëm 6.61 %.

Edhe në Bashkinë Divjakë kryeson PS. Kur janë numëruar 23 nga 67 kuti, Josif Gorra i PS kryeson me 54.57 % të votave përballë Aurela Malkos të Bashkë Fitojmë me 45.43 %.

Në Bashkinë Patos janë numëruar 36 nga 48 qendra votimi në total. Fation Duro i PS vijon i pacenuar drejt fitores me 69.43 %, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 24.04 %. Ndërsa kandidatja e PD Pranvera Rizaj vetëm 6.53 %.

Tensione në Fier, disa persona zbresin nga makina dhe godasin…

Etiketa: FierLushnjëRoskovec

Lajme të lidhura

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Aktualitet

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
Para
Pas 30 vitesh Devolli fitohet nga socialistët, fillon festa

Pas 30 vitesh Devolli fitohet nga socialistët, fillon festa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26

Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet dhe po përdor...

Lexo më shumë
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com