GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Që nga viti 2020 Kina shënon rënien më të madhe në eksporte

09:03 - 08/08/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksportet sa 47.3% e importeve më 2021, poshtë nivelit të viteve 1960
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muajin e kaluar, Kina ka shënuar rënien më të madhe në eksporte për më shumë se tre vjet, sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 8 gusht. Ky njoftim vjen në kohën kur ekonomia e dytë më e madhe në botë është goditur nga kërkesa e ngadaltë globale dhe nga një ngadalësim vendor.

Këto të dhëna ka të ngjarë të rrisin thirrjet për liderët që të bëjnë më shumë për të ringjallur rritjen ekonomike, pasi autoritetet javëve të fundit kanë vendosur disa masa stimuluese që përqendrohen te konsumatorët dhe te sektori i trazuar i pronave. Shitjet e produkteve kineze në tregjet e huaja ranë për 14.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, u tha në të dhënat e autoritetit doganor. Kjo është rënia e tretë radhazi e eksporteve kineze.

Rënia e eksporteve është më e madhe sesa pritej dhe më e rënda që prej rënies prej 17.2 për qind në janar-shkurt 2020, kur ekonomia u godit në javët e para të shpërthimit të pandemisë COVID-19. Përveç një rritjeje të shkurtër në mars dhe prill, eksportet kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga tetori.

Kërcënimi nga recesioni në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me inflacionin e lartë, kanë kontribuar në dobësimin e kërkesës ndërkombëtare për produktet kineze në muajt e fundit.

Eksportet kanë rënë për 12.4 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Dërgesat për në Bashkimin Evropian në shtatë muajt e parë të vitit kanë qenë 288.9 miliardë dollarë, apo 2.6 për qind më të ulëta, u tha në njoftimin e autoritetit të doganave.

Ndërkaq, importet janë tkurrur për 12.4 për qind, për muajin e nëntë me radhë.

“Shifrat e tregtisë së Kinës për muajin qershor janë sërish zhgënjyese”, tha Ken Cheung Kin Tai, analist në Bankën Mizuho.

Shifrat e fundit të tregtisë janë treguesi i fundit se rimëkëmbja e Kinës pas pandemisë ka mbaruar.

Ekonomia u rrit vetëm për 0.8 për qind në periudhën prill-qershor, ndërkaq papunësia në mesin e të rinjve arriti në shifër rekord prej më shumë se 20 për qind.

Sektori i pronave vazhdon të jetë i trazuar, me zhvilluesit e mëdhenj që po dështojnë të përfundojnë projektet për ndërtimin e shtëpive, që kanë nxitur protesta dhe bojkotim të pagesave të hipotekave nga personat që kanë blerë shtëpi.

Muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi një plan prej 20 pikash për rritjen e konsumit të përgjithshëm, përfshirë strehimin, kulturën dhe turizmin, por edhe konsumin e gjelbër, sikurse janë automjetet elektrike.

Banka Qendrore po ashtu në javët e fundit ka ulur disa norma të interesit në përpjekje për të ringjallur ekonominë.

Megjithatë analistët kanë paralajmëruar se rritja e borxhit të Qeverisë vendore dhe vendosmëria e zyrtarëve që ta vendosin vendin në një trajektore të rritjes së qëndrueshme ekonomike, nënkupton se masat e ndërmarra më herët nuk do të merren sërish.

Pekini synon që të regjistrojë një rritje prej 5 për qind gjatë këtij viti, që përbën një prej synimeve më të ulëta që ky shtet aziatik ka vendosur për dekada të tëra./rel

Etiketa: Ekspportekina

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
Konflikti brenda qendrës së internetit, dëshmitari: E goditi me…

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, hetimet mund të zbardhin se si...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com