GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Që shqiponja dykrenore të bëhet dykrenare!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Që shqiponja dykrenore të bëhet dykrenare!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

28 Nëntori duhet të jetë dita kur qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe politikanët shqiptarë në të gjitha shtetet që kanë copa të vilajetit shqiptar, e kanë të nevojshme të reflektojnë për të ndërtuar ndërmjet tyre atë lloj komunikimi, marrëdhënieje e objektivi që patën politikanët e 28 Nëntorit 1912, për të mundësuar në rrethana dhe me forma e teknologji të reja mëvetësimin gjithëshqiptar.

28 Nëntori! Dita e shpalljes së mëvetësisë, e pagëzuar edhe si Dita e Flamurit, mbetet njëherësh ditë lumturie dhe vajtimi. Lumturi për një arritje historike, siç është pavarësimi. Vajtim për pamundësinë e shtrirjes së pavarësimit në të gjithë territorin e vilajetit shqiptar, pamundësi që zgjat deri në ditët e sotme.

Në fakt, 28 Nëntori duhet të jetë dita kur qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe politikanët shqiptarë në të gjitha shtetet që kanë copa të vilajetit shqiptar, e kanë të nevojshme të reflektojnë për të ndërtuar ndërmjet tyre atë lloj komunikimi, marrëdhënieje e objektivi që patën politikanët e 28 Nëntorit 1912, për të mundësuar në rrethana dhe me forma e teknologji të reja mëvetësimin gjithëshqiptar.

Më së pari, kjo duhet të nisë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, si dy shtete shqiptare të pavarësuara. Përfitimet e një strategjie të tillë janë më se të qarta për shqiptarët në Ballkan.

Me llogaritje të thjeshta, të dy shtetet shqiptare të përbashkuara, kanë një popullsi prej rreth 4 milionë banorësh (sipas Censit 2023); PBB prej 33 miliardë eurosh (viti 2023); me PBB mesatare për frymë prej 7.4 mijë USD; volum tregtar 19.3 miliardë euro dhe Investime të Huaja Direkte rreth 2.4 miliardë euro, remitanca rreth 2.3 miliardë euro.

Volumi i shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve është 945 milionë euro, investimet reciproke rreth 130 milionë euro dhe numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri është 4.4 milionë (nuk ka të dhëna për vizitorët nga Shqipëria në Kosovë, por mbetet shumë i ulët).

Nga ana tjetër, të dy shtetet renditen ndër më të varfrit në rajon, me shkallë të konsiderueshme papunësie, sidomos ndër të rinjtë, paga mesatare e pensione të ulëta, dhe për rrjedhojë me shkallë të lartë të emigrimit të popullsisë në moshë pune dhe shtresës së arsimuar.

Të dy shtetet në shkallë apo strukturë të ndryshme përballen me problematika të korrupsionit, shtet-ndërtimit dhe qeverisjes së mirë.

Pavarësisht faktorëve të shumtë që kanë ndikuar në situatën aktuale në të cilat ndodhen shtetet shqiptare, të dy shtetet ende nuk po e kapërcejnë dot mentalitetin e dasisë feudale dhe të kuptojnë se intensifikimi i përbashkimit ekonomik, kulturor dhe arsimor jep një bashkësi vlerash dhe force që është më e madhe se shumatorja e elementeve përbërëse. Përbashkimi i të dy elementeve çon në kombinim integrues e përforcim të “aliazhit” shqiptar, që sjell rritjen e qëndrueshmërisë e forcës së përballjes së shqiptarëve në rajon e më tej. Askush nuk pengon që të dy qeveritë shqiptare:

  • të vënë në jetë me intensitet rreth 100 marrëveshje të nënshkruara në vite;
  • të ndërtojnë një zonë të përbashkët ekonomike, me një treg të vetëm të qeverisur me të njëjtat rregulla me liri lëvizjeje të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, me prioritet zhvillimin e biznesit dhe të investimeve të dyanshme;
  • të ndërthurin programet e zhvillimit shkencor e teknologjik, si dhe të unifikojnë sistemet e arsimimit;
  • të bashkojnë forcat për mbrojtjen kibernetike, nëse për shkak koniunkturash ndërkombëtare nuk arrijnë dot edhe të përbashkohen në mbrojtjen ushtarake;
  • të bashkojnë forcat për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor në vend dhe administrimin e shëndetit publik;
  • të unifikojnë programet e planet e studimit të historisë, gjeografisë, arkeologjisë, gjuhësisë, letërsisë e zhvillimit të arteve;
  • të sigurojnë shkëmbimin dhe punësimin e dykahshëm të administratave publike dhe lejimin e lirshëm, si në një treg të vetëm të punësimit privat;
  • e më së fundi dhe të harmonizimit të diplomacisë dhe ruajtjes së fytyrës e interesave të njëri-tjetrit në forumet e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, dy shtetet shqiptare do të mund të plotësojnë më së miri njëri-tjetrin, duke e përforcuar njëri-tjetrin e duke shërbyer si themel i qëndrueshëm për të mbështetur shqiptarët në sfidat e tyre në të gjithë vilajetin shqiptar.

Në këtë mënyrë, do të mund të arrijmë që shqiponja dykrenore të shndërrohet edhe në shqiponjë dykrenare! /Monitor

Etiketa: dy krenareshqiponje

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Keni gjithmonë ftohtë? Ja 4 shkaktarët e mundshëm që lidhen dhe me shëndetin

Keni gjithmonë ftohtë? Ja 4 shkaktarët e mundshëm që lidhen dhe me shëndetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş