GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentat në Vlorë, vritet i riu që tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, dinamika dhe dyshimet

19:04 - 13/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentat në Vlorë, vritet i riu që tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, dinamika dhe dyshimet

Martin Bardhi, xhaxhai i Kristian Markut dhe Kastriot Reçi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Breshëria e kallashnikovit është zbrazur edhe mbrëmjen e sotme, duke lënë të tjera viktima. Një i ri është ekzekutuar brenda automjetit të tij në autostradën Fier-Vlorë.

Viktima është 30-vjeçari Kristjan Marku alias Kristjan Bardhi nga Rrësheni, një person me precedent penal. Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm me një automjet tip “Volkswagen” në drejtim të Vlorës në momentin kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 sapo kalon rreth-rrotullimin e fshatit Novoselës, teksa në momentin e atentatit ka patur edhe makina të tjera në autostradë janë përpasur me njëra-tjetrën për shkak të frenimit të papritur.

Disa minuta pas atenatit, në një distancë jo shumë të largët nga vendi i ngjarjes është gjetur dhe një mjet tip “Volkswagen Golf” në djegie e sipër që dyshohet se iu përket autorëve.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se kanë qenë tre autorë, të cilët pasi kanë djegur automjetin, janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, dyshohet në drejtim të Fierit, duke u kthyer tek rrethrrotullimi i Panamasë.

Ende nuk dihet arsyeja pse i riu nga Rrësheni po udhëtonte drejt Vlorës. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Gjithashtu, është bllokuar edhe njëri aks i autostradës, vendi ku ndodhi atentati, pasi ekspertët po mbledhin gëzhojat dhe po bëjnë kqyrjen e vendit të ngjarjes.

E shkuara kriminale e Kristjan Markut

Kristjan Marku është një person me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Më konkretisht, ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 26 Marsit në Rrëshen, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të  Sajmir Reçit, nipi i Kastriot Reçit, i vrarë në Janar të vitit 2020.

Për ngjarjen e 26 Marsit 2023, Kristian Marku (Bardhi) u akuzua si autor bashkë me kushëririn e tij, Enrik Bardhi (Marku), teksa një ditë pas ngjarjes Policia arrestoi vetëm babain e këtij të fundit, Martin Bardhi alias Marku.

Ky i fundit u ekzekutua në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit, më 26 shtator të vitit 2023, sapo kishte dalë nga burgu për ngjarjen e Marsit të po atij viti.

Ndërkohë, po në shtator të vitit 2023, Kristian Marku u arrestua në kuadër të operacionit “Tentativa”, pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

Edhe vrasja e sotme e Kristjan Markut dyshohet se është pjesë e hakmarrjeve mes visese në Rrëshen.

Etiketa: Armekastriot reciKristjan BardhiKristjan MarkuKryesore1ViktimeVlore

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Miratohen rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë, diaspora letër KQZ-së: Mbeten edhe 22 ditë

Vota e Diasporës, KQZ jep shifrat: 10 mijë shqiptarë të regjistruar në më pak se 72 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com