GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëlloi djalin e kryeplakut të Kaninës, arrestohet punonjësi i policisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi djalin e kryeplakut të Kaninës, arrestohet punonjësi i policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është arrestuar, efektivi i policisë në Vlorë Lisjan Myrtaj, pasi një ditë më parë u përfshi në një konflikt me armë zjarri me Juxhino Todin djali i kryeplakut të Kaninës.

Myrtaj do të përballet me akuzën për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Gijotina.com më herët raportoi se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Në lagjen “10 Korriku”, në konflikt u përfshinë Juxhin Todi alias Aliaj dhe Lisjan Myrtaj. Todi, i shoqëruar nga e dashura e tij, doli nga banesa dhe në hyrje të pallatit Myrtaj efektiv i forcave DELTA ka shtënë në drejtim të tyre.

Efektivi është shprehur se ka patur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliaj) e se sapo e kishte parë e ndaloi pranë banesës së tij, i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë. Sipas tij kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative dhe ka pritur që të mbërrinin kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendngjarja.

Myrtaj i ka deklaruar kolegëve se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se është ndjekur deri jashtë derës së shtëpisë së tij. Sipas policit, Aliaj i cili udhëtonte me fuoristradën ‘ML’ ishte arratisur menjëherë ndërsa sipas efektivit të Deltës kur i ka shkuar Juxhinit në shtëpi ai ka qenë i vetëm. Motiv i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë.

Pas hetimeve në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua  një armë zjarri e llojit pistoletë, 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, Lisi Myrtaj, 3 fishekë, model 54, mjeti tip Benz Mercedez dhe pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Etiketa: Kryesore1perplasje me arme zjarriVlore

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Aktualitet

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26
12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri
Aktualitet

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

11:35 - 24/10/26
Para
Topalli flet para nisjes së Kuvendit: Nuk kam nevojë për karrige për të bërë beteja

Topalli flet para nisjes së Kuvendit: Nuk kam nevojë për karrige për të bërë beteja

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Aktualitet

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”,...

Lexo më shumë
12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

11:35 - 24/10/26
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku thirrje qytetarëve: Sot në protestë, ky sistem do të rrëzohet nga qëndresa e njerëzve

11:34 - 24/10/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com