GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëlloi drejt efektivëve të Policisë gjatë aksionit për kapjen e tij, ky është 34-vjeçari i arrestuar në Rinas

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi drejt efektivëve të Policisë gjatë aksionit për kapjen e tij, ky është 34-vjeçari i arrestuar në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me arrestimin e 34-vjeçarit Klajdi Buza, i cili hapi zjarr ndaj efektivëve në momentin kur shkuan ta arrestonin, pas informacioneve se ishte i armatosur.

Blutë e kryeqytit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në biznesnin privat për makina të 34-vjeçarit, pranë zonës së Rinasit.

“Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet Klajdi Buza, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar, teksa Policia ka arritur ta neutralizojë dhe ta vendosë në pranga Klajdi Buzën.

Nga pamjet e publikuara nga Policia, plumbi i dalë nga pistoleta e 34-vjeçarit është ngulur mbi reklamën e biznesit të tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Klajdi Buza rezulton një person me precedent penal. Ai është arrestuar në dhjetor të vitit 2022 në Fushë-Krujë, pasi u kap duke qarkulluar me mjetin tip “Porsche”, teksa me vete kishte një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Ndërkohë në vitin 2015, ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë. 34-vjeçari konsiderohet si një person problematik, i cili është përfshirë edhe në disa konflikte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: aksionRinas

Lajme të lidhura

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e  Ahmetajt dhe hetoni
Aktualitet

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e Ahmetajt dhe hetoni

11:35 - 10/09/26
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz
Aktualitet

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
Para
Kërkesa e Berishës për masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme merr vendim

Çfarë do të ndodhë me SPAK-un nëse fiton PD? Përgjigjet Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e  Ahmetajt dhe hetoni
Aktualitet

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e Ahmetajt dhe hetoni

11:35 - 10/09/26

Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas deklaratave të fundit të ish-zëvendëskryeministrit...

Lexo më shumë
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com