GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Qëlloi lojtaren me shpullë, reagon trajneri: Ishte për motivim

13:45 - 06/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi lojtaren me shpullë, reagon trajneri: Ishte për motivim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Romeo Xega, trajneri i cili u bë viral në media dhe portale pasi qëlloi me shuplake njërën nga lojtaret e ekipit të volejbollit, ka reaguar për mediat duke treguar të gjithë ngjarjen. Xega u përjashtua përjetësisht nga volejbolli, por sipas tij, shpulla është kërkuar nga vetë lojtarja e cila ka qenë në gjendje jo të mirë emocionale gjatë ndeshjes dhe e ka kërkuar për të marrë forcë e stimulim për në vazhdim. Ndër të tjera ai ka kërkuar falje opinionit publik duke thënë se janë momente që ndodhin gjatë ndeshjeve, e ndërsa shprehet se ka dyshime se ky sulm ndaj tij është i qëllimshëm.

“Dua të sqaroj opinionin korçar dhe të gjithë Shqipërisë, në atë ndeshje nuk kemi pasur qetësinë që të luanim ndeshjen. Nga gjithë ndeshja 2 orë e 10 minuta, shkëputen 5 sekonda, ai që nuk është nga bota e sportit, duket realisht keq. Në një finale janë të pranushme të gjitha, Rovena më tha që nuk ndihej mirë emocionalisht, dhe më tha a mund të më shkundësh. Me atë shuplakë, dhe unë më pas e kam pyetur si ndihej. Unë sërish i kërkoj falje të gjithë publikut, për mënyrën si u interpretua. Ekipi tashmë shkon drejt finales më kushte të pabarabarta”, shprehet Xega.

Nga ana tjetër, dy nga vajzat protagoniste, kanë treguar se nuk ka asnjëra ankesë ndaj trajnerit, po ashtu edhe familjet e tyre, duke u shprehur se marrëdhënien me profesorin e kanë shumë të mirë dhe video e bërë virale duke u interpretuar në anë negative, ishte gabim shumë i madh e bërë nga mediat.

“As shpullë nuk mund të quhet, është thjesht një tërheqje vëmendje, dhe këto na motivojmë ne që të vazhdojmë dhe të luajmë mirë, kemi nevojë që të na rikthehet motivimi. Asnjë prej nesh dhe familjeve tona nuk është ankuar, kemi një vit që shpenzojmë energjitë që të fitojmë kupën”, shprehet njëra prej sportisteve.

Vendimi për heqjen përgjithmonë të licencës së trajnerit Xega nuk është pritur aspak mirë nga ekipi dhe vetë trajneri, ndërsa shpresojnë për një rishikim të vendimit duke premtuar edhe fitoren në ndeshjen e së dielës.

 

 

Etiketa: lojtarëshpulletrajner

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Ish-banori i “BBV”, zbulon ‘sekretin’ e Luizit: Ja si arrinte…

Ish-banori i “BBV”, zbulon ‘sekretin’ e Luizit: Ja si arrinte...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com