GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëlloi me tre plumba kushëririn në Itali, ekstradohet Agustin Markvukaj

09:07 - 22/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën me kokainë, arrestohen dhe lihen të lirë brenda ditës dy shqiptarët në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 28-vjeçari shqiptar Agustin Markvukaj është ekstraduar drejt Italisë. Shqiptari akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, pasi qëlloi me armë zjarri një bashkatdhetar mbrëmjen e 19 shkurtit në fund të Strada Nuova. I riu u arrestua më 9 mars nga stafi i skuadrës lëvizëse dhe u mbyll në një burg në Shqipëri, në pritje të ekstradimit në Itali ku do të duhej të gjykohej.

Të premten në mbrëmje ai zbarkoi në aeroportin Leonardo da Vinci në Romë për t’u marrë në pyetje nga magjistratët e zyrës së prokurorit publik të Pavia. Mbajtës i hetimit është zv/prokurori i republikës Andrea Zanoncelli. Mediat italiane raportojnë se Markvukaj u mbyll në një qeli në burgun romak të Regina Coeli. Në aeroport e prisnin dy zyrtarë të ekipit celular të Pavias, të cilët e morën përsipër dhe e shoqëruan fillimisht në komisariat dhe më pas në burg.

Më datë 28, shqiptari u arrestua me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi kishte qëlluar disa të shtëna me armë zjarri kundër bashkatdhetarit 19-vjeçar Iglijan Zefi mbrëmjen e 19 shkurtit në Strada Nuova, te ura e mbuluar. I arrestuari dhe viktima janë të afërm dhe plagosja, sipas hetimeve të ekipit celular të Pavias, kishte ndodhur në kuadër të një mosmarrëveshjeje mes familjeve, me sa duket për arsye ekonomike. Viktima ishte goditur nga tre plumba, por asnjë nuk kishte lënduar organet jetësore. 19-vjeçari kishte shpëtuar nga ai sulm dhe teksa po e dërgonin në spital, kishte arritur të jepte edhe të dhëna (emër e mbiemër) për sulmuesin, i cili ndërkohë ishte arratisur.

Historia kishte bërë shumë bujë, pasi Strada Nuova kishte qenë tashmë skenë e një ngjarje të ngjashme, në vitin 2019. Të shtënat e 19 shkurtit ndodhën në mes të njerëzve. Nga ajo që ishte rikonstruktuar, takimi mes sulmuesit të dyshuar dhe viktimës ishte kërkuar nga disa të afërm shqiptarë të cilët donin të diskutonin gojarisht një problem familjar.

Një takim sqarues që ishte kthyer në kurth për 19-vjeçarin, e për mrekulli kishte dalë i gjallë. 28-vjeçari ishte arratisur drejt Shqipërisë ku e kishte lokalizuar policia. Agusti Markvukajc fillimisht arriti të fshihej në Desenzano del Garda dhe më pas të arratisej me autobus në vendin e origjinës, më 21 shkurt, dy ditë pas pritës.

 

Etiketa: Agustin MarkvukajItaliKusheririplumbaqelloi

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Gjermania dëbon mijëra azilkërkues, po shqiptarët?

Gjermania dëbon mijëra azilkërkues, po shqiptarët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com