GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëlloi në drejtim të të rinjve, gjykata merr vendimin për 84-vjeçarin

10:08 - 12/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit për 84 vjeçarin Fasli Hyka.

I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani” të cilët arritën të shpëtojnë. Shtetasi Fasli Hyka qoftë nga prokuroria por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët është gjykuar se e ka emergjentë që të marrë mjekimet.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se nga një kontroll i mjekëve 84 vjeçari rezultoi si një person me ç’rregullime mendore ndaj gjyqtarja Anisa Brinja Radovani vendosi të pranojë kërkesën e prokurores Entela Hasmegaj për ta dërguar në spitalin e burgut të Shën Kollit shtetasin Fasli Hyka me qëllim për të marrë medikamentet e duhura në mënyrë që gjendja e tij e shëndetit mendor të përmirësohet.

Ndërkohë gjatë këtyre 30 ditëve që do të qëndrojë në spitalin e burgut të moshuarit do t’i bëhet edhe një akt ekspertimi për të vërtetuar nëse në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i vetëdijshëm apo jo për shkak të problemeve mendore që ka. Në sallën e gjyqit shtetasi Fasli Hyka nuk ka dhënë ndonjë deklaratë por është vërejtur qartazi gjendja e tij e rënduar mendore. I moshuari u përfaqësua nga avokati i tij Ahmeld Ramadani i cili ishte dakord me vendimin për ta dërguar klientin e tij në spitalin e burgut në mënyrë që të mjekohet.

Në rast se gjendja e tij mendore do të përmirësohet atëherë avokati Ramadani do të kërkojë masën e zbutur “arrest shtëpie” për shkak të sëmundjeve që ka shtetasi Fasli Hyka dhe faktit se është një i moshuar 84 vjeçar që dyshohet se ka qëlluar pa vetëdije në drejtim të tre të rinjve mesnatën e 9 janarit. Tre personat që qëlloi ndaj tyre ndodheshin në rrugë kur papritur nga balkoni i tij në katin e pestë të një pallati 84 vjeçari qëlloi me çifte me pretendimin se i kishin bërë zhurmë por fatmirësisht plumbat nuk kapën asnjërin prej tyre. Ndërkohë në një operacion që zgjati mbi tri orë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën që të bëjnë neutralizimin e shtetasit Fasli Hyka brenda banesës së tij pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Bashkëshortja e 84 vjeçarit shtetasja Hyrije Hyka konfirmoi se burri i saj qëlloi ndaj të rinjve pasi këta të fundit po bënin zhurmë ndërsa më parë kishte njoftuar policinë. Tashmë do të shihet nëse Fasli Hyka do të ketë një përmirësim të shëndetit mendor dhe pritet nëse gjykata do pranojë apo jo kërkesën e palës mbrojtëse për masën “arrest shtëpie” pas një muaji. Gjatë kësaj kohe 84 vjeçari do të qëndrojë në spitalin e burgut të Shën Kollit për t’u mjekuar.

Etiketa: ArmePolicia

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
SPAK dërgon për gjykim 3 bashkëpunëtorët italianë të Rezart Taçit

SPAK dërgon për gjykim 3 bashkëpunëtorët italianë të Rezart Taçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com