GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëlluan banesën e Skënder Likës, zbulohet makina e autorëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plumba vilës së Skënder Likës, policia blindon Kurbinin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Policisë me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në Sanxhak të Kurbinit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së Skënder Likës.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin e autorëve dhe bëhet fjalë për një makinë tip “Audi A4” me portobagazh.

Autorët e këtij krimi dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar, ku deri më tani uniformt blu nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Pas të shtënave nga të cilat fatmirësisht nuk pati të lënduar, ata u larguan nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët.

Ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo është hera e dytë që Skënder Likës i bëhet atentat. Në 10 Mars të këtij viti, në këtë vilë 3 katëshe shpërtheu një sasi eksplozivi. Për pasojë pati dëme të shumta materiale dhe banesa të tjera përreth.

Si atentati i 10 Marsit, po ashtu dhe ai i ditës së djeshme, hetuesit i lidhin me vrasjen e biznesmenit Rakip Rolit më 10 Dhjetor të viti 2021. Kjo për shkak se Skënder Lika, është babai i Llej Lika, autori i vrasjes së biznesmenit të materialieve të ndërtimit Rakip Roli, i njohur edhe si Pilot Roli.

Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit,  teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7, dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit duke i marrë jetën në vend.

Për këtë krim u shpall në kërkim edhe Skënder Lika, por më pas Llej Lika mori i vetëm autorësinë e ngjarjes, pasi biznesmeni Rakip Roli dhe djemtë e tij e kishin dhunuar barbarisht në një lokal me qendër të fshatit.

Ndërkohë nipi i Skënder Likës, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras. Myslim Lika ishte në shënjestër të një atentati më 28 janar të vitit 2021. Nga të shtënat me armë zjarri, 60- vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Atentati u organizua pikërisht në momentin kur Lika po kthehej nga funerali i së motrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes, ndërsa objektiv i sulmit me armë ishte Myslim Lika, babai i Ilir Xhepaj (Lika) i arrestuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.

Nisur nga këto ngjarje kriminale, Policia e Kurbinit, menjëherë e ka referuar ngjarjen e djeshme si hakmarrje.

Etiketa: autoreLikaMakineskender

Lajme të lidhura

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital
Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

22:04 - 01/05/26
Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online
Aktualitet

Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

21:26 - 01/05/26
U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit
Aktualitet

U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit

19:18 - 01/05/26
Para
Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Breaking Views

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

23:20 - 01/05/26

"Shqiptarët do thonin u legenos, për një funksion, një kolltug, karrige, u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës". Ky...

Lexo më shumë
Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

22:04 - 01/05/26
Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit

21:51 - 01/05/26
Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

21:26 - 01/05/26
Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja

20:39 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com