GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qendra e azilantëve në Angli, shqiptari: “Brook House” ishte burg, na dhunonin…

15:27 - 28/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qendra e azilantëve në Angli, shqiptari: “Brook House” ishte burg, na dhunonin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar, që ka qëndruar për disa muaj në një qendër azilantësh në Angli tregoi për “Shqipëria live” kushtet e këqija, me të cilat ai dhe emigrantët e tjerë përballeshin.

Shtetasi shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) pretendon se në qendrën “Brook House”, emigrantët ishin në të njëjtin vend me kriminelë dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë.

“Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm strukrura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sig sikur ne të ishim kriminelët më të mëdhenj. Nuk mendoj se është normale për një azilantë të trajtohet si kriminel.

Dhomën e ndaja me një tjetër. Ushqimi është katastrofë. 13 orë qëndroje në izolim, shpesh përdoret forcë e panevojshme nga oficerët. Kur duhet të depërtohet dikush, vinin 10-15 oficerë, e merrnin me dhunë. Shumica aty ishin shqiptarë. Aty ka pasur edhe kriminelë dhe ne na linin në të njëjtën vend me ta. Jemi trajtuar njësoj si ata”.

Sipas Agimit, edhe avokatët shqiptarë në Angli abuzojnë me emigrantët shqiptarë.

“Shumica e avokatëve shqiptarë përfitojnë. Abuzojnë me shqiptarët aty”.

Agimi thotë se gjatë qëndrimit aty brenda ka parë persona që kanë vrarë veten apo kanë tentuar të vrasin veten. Sipas tij, për shkak të dhunës dhe kushteve të këqija, të gjitha emigrantët përjetojnë depresion, por nuk u ofrohen psikologë.

“Në një vend të atillë ku trajtohesh në mënyrë çnjerëzore, përjeton dhe depresion. Ne u munduam të ndihmonim njëri-tjetrin. Të thoshin se duhet të flasësh me oficerët, ata na i sillnin si psikolog. Por, asnjë nuk kishte trajnim për psikolog.

Ka pasur njerëz që mendonin vetëvrasjen, kanë prerë damarët, kanë tentuar të vetëdigjen, kanë tentuar të presin veten në stomak ose gjoks. Aty, sikurse e thashë, kalon në depresion, edhe sikur të jesh njeriu më i lumtur në botë”.

Agimi iku nga Shqipëria sapo mbaroi shkollën e mesme me profil IT dhe Ekonomik. Në gusht të vitit 2019, ai mbërriti në Angli me kamion, ku punoi në të zezë përkundrejt një page minimale. Tri vite më pas, iu refuzoi azili dhe u dërgua në qendrën e emigrantëve. Falë ndihmës së familjarëve, Agimi ia doli të dalë nga qendra e emigracionit në fund të tetorit.

Etiketa: Angliqendra emigranteveShqiptari

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Pesë mënyra se si BE-ja forcohet me shtetet juglindore në Shengen

Pesë mënyra se si BE-ja forcohet me shtetet juglindore në Shengen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com