GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qendra sociale në Vlorë blen 12 milionë lekë ushqime në tender pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qendra sociale në Vlorë blen 12 milionë lekë ushqime në tender pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Padrejtësitë më të mëdha bëhen në emër të shtresave në nevojë. Tenderi që paraqesim më poshtë është shembulli se si abuzohet me buxhetin e caktuar për Qendrën e Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuar në Vlorë. Ky institucion ka zhvilluar një tender pa konkurrencë për të blerë vezë, fruta e perime për personat me aftësi të kufizuara. Ky prokurim është totalisht në kundërshtim me ligjin e prokurimit, e për këtë arsye “Open Data” e ka klasifikuar me “flamur të kuq”, për mungesë konkurrence. Në procedurën e hapur në datën 7 shkurt 2022, ku është shpallur edhe fituesi, Qendra Sociale parashikon blerje mallrash ushqimore për personat me aftësi të kufizuar.

Tenderi mban numrin e referencës REF-18779-02-04-2022 dhe ka fondin limit prej 1 217 913, 00 lekëve të reja, ose 12 milionë lekë të vjetra. Kompania fituese “ENKLEJ”, parashikon se me shumën e ofruar do të furnizojë me ushqim personat me aftësi të kufizuara në Qendrën Sociale në Vlorë.
Kontrata marrëveshje kuadër me afat 12 muaj është e ndarë në 5 lote: Loti 1: “Blerje bukë”; Loti 2: “Blerje qumësht dhe nënprodukte të tij”; Loti 3: “Blerje vezë, fruta, perime”; Loti 4: “Blerje mish dhe nënprodukte të tij”; Loti 5: “Blerje ushqime koloniale”. Gjithsej janë planifikuar 4,583,333 lekë pa tvsh.
Loti 3, për të cilin bën fjalë Open Data, parashikon “Blerje vezë, fruta, perime” me fond limit 1,217,913 (një milion e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e trembëdhjetë) lekë pa tvsh.

Titullarja e kësaj qendre Elida Grabova ka autorizuar tenderin me shkelje. Ne nuk e dimë se si do të vijojë më tej furnizimi i kësaj qendre, por e sigurt është se me kaq para mund të bliheshin më shumë ushqime.A.L/ gijotina.com

Etiketa: kryesore2QENDRA E ZHVILLIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARtenderVlore

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Greqia shtyn sërish masat anti-Covid, ja çfarë duhet të dinë udhëtarët

Greqia ndryshon masat anti-covid për emigrantët shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për...

Lexo më shumë
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com