GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Qëndrimi hipokrit i liderëve shqiptarë…”, Ministri serb: Kurti nuk dëshiron dialog

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qëndrimi hipokrit i liderëve shqiptarë…”, Ministri serb: Kurti nuk dëshiron dialog
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç i ka reaguar ashpër shefit të tij në Ekzekutiv, kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi se s’mund të ketë asociacion një-etnik. Rakiç e ka quajtur hipokrit Kurtin, ndërsa ka thënë se ai nuk dëshiron dialog dhe as normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Qëndrimi hipokrit i liderëve shqiptarë ndaj dialogut dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore ilustrohet më së miri nga deklarata e fundit e Albin Kurtit, i cili tha publikisht se Prishtina nuk ka ndërmend ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe, pra që ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

“Kurti në të vërtetë tregoi publikisht se nuk dëshiron dialog dhe se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është gjithashtu një shuplakë në fytyrë ndaj Bashkimit Evropian, nën kujdesin e të cilit po zhvillohet dialogu, dhe i cili është garantues i zbatimit të marrëveshjes, por edhe donatori më i rëndësishëm dhe më i madh”, tha Rakiç ​​në një deklaratë të publikuar për media.

Sipas tij, pas kësaj duhet shtruar një pyetje.

“Pas kësaj deklarate befasuese, që përqesh gjithë dialogun dhe që vjen vetëm disa orë pas takimeve me përfaqësuesit specialë të SHBA-së dhe BE-së për Ballkanin dhe çështjen e dialogut, lind pyetja se ku janë kufijtë e durimit”, tha ai.

“Kufijtë e durimit të ndërmjetësit dhe garantuesit të dialogut, por edhe të presidentit Vuçiç dora e pajtimit të të cilit është akoma e shtrirë për shkak të mosgatishmërisë së Kurtit për të kaluar nga lideri i opozitës në rolin e dikujt që duhet t’i bëjë vendimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Sepse pa zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe nuk do të ketë dialog të vërtetë ose ndonjë rezultat, i që e dënon dialogun e Kurtit paraprakisht deri në dështim. Moszbatimi i marrëveshjes nga Brukseli është vetëm një konfirmim i pozicionit të Beogradit se nuk ka asnjë bashkëbisedues në Prishtinë për zgjidhjen e çështjeve që ngarkojnë marrëdhëniet midis popullit serb dhe shqiptar në një mënyrë paqësore”, tha Rakiq.

Para disa ditësh, kryeministri Albin Kurti ia ka bërë një profil të mirë me një fjali, ministrit serb në qeverinë e tij, Goran Rakiç.

Pasi e prezantoi para deputetëve programin qeveritar për 4 vitet e mandatit të tij në krye të shtetit, Kurti tha se “dëshiroj t’ua bëjë me nga një fjali profilin e secilit prej ministrave”. Ai vazhdoi duke prezantuar me rend anëtarët e kabinetit qeveritar, duke përmendur diçka që sipas tij e përfaqëson secilin nga ta./ Gazeta Express

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
“Do të doja që PD të kishte një zonjë në krye”, Edith Harxhi: Duhet qarkullim elitash

“Do të doja që PD të kishte një zonjë në krye”, Edith Harxhi: Duhet qarkullim elitash

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com