GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qëndrimi/ PS e lë Dumanin në “mëshirën” e PD-së, e mbrojnë vetëm dy deputetë dhe një ministër

22:14 - 15/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Qëndrimi/ PS e lë Dumanin në “mëshirën” e PD-së, e mbrojnë vetëm dy deputetë dhe një ministër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca bën indiferenten, teksa opozita sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumanin., Për më shumë se 4 orë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ‘ndërroi’ sot rolin në Kuvend dhe nga hetues, u mor në pyetje nga deputetët. Seanca maratonë e raportimit të kreut të SPAK u shoqërua me tensione, në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në epiqendër edhe të sulmeve politike. Megjithëse Dumani prezantoi raportin e SPAK për vitin 2023, interesi më i madh i deputetëve kryesisht atyre të opozitës kishte të bënte me hetimet aktuale të prokurorisë, teksa i drejtuan dhjetëra pyetje kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm Taulant Balla kritikoi qasjen e opozitës në sjelljen e sotme gjatë raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë.

‘Halli i një pjesë ka zënë grykën e të gjithë. Ajo që ndodhi sot është shkelje e asaj që ka parashikuar kushtetuta. Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm është raport për kriminalitetit në vend. Do desha shumë të raportoja për bashkëveprimin e policisë së shtetit, AMP bëjnë me këto institucione në raport me luftën ndaj kriminalitetit. Në vend që opozita të kërkojë shpjegime. Vjen pyetja pse mbahet në arrest shtëpie Sali Berisha.

Ajo qasje që turreni tek foltorja a thua se kishit hall që po i shkelet e drejta Hotit të mbajë një fjalim. Ndërkohë që foltorja i ishte dhënë dikujt tjetër. Shpresa për t’ju çliruar ju nga një ky makth është zero, por e sotmja në aspektin e sjelljes suaj ishte një shans tjetër i humbur. Minimalisht ju duhet të vinit këtu dhe pse jo edhe të duartrokisni që këto institucione kanë rezultate. A ka vend për tu përmirësuar?

Gjithmonë ka. Por mjafton që në krahun tjetër për ju është Sali Berisha dhe SPAK dhe SKAP. Nga ana tjetër e sallës nuk keni dëgjuar një fjalë të vetme që kjo parti të marrë në mbrojtje një person. E kemi thënë nga dita e parë që përgjegjësia është individuale. Ky është standardi që duhet të vendos Kuvendi. Foltorja nuk duhet përdorur për të sulmuar institucionin e pavarur, ata që folën këtu janë pushtetit gjyqësor. Ne jemi pushteti ekzekutiv të ndarë përmes parimit të kontrollit dhe të balancës.’, tha Balla.

Xhafaj: Një pjesë e juaja bëjnë dhunuesin publik

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, nga Kuvendi ka komentuar sulmet e opozitës ndaj SPAK.

Xhafaj tha nuk mund të sulmohen gjyqtarët dhe prokurorët vetëm kur nuk jep vendimin që ata duan.

“Kuvendi ka përgjegjësi për problematikat dhe duhet që të propozojë zgjidhet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithë përfshirës dhe profesional dhe mazhoanca në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të kuvendit e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni Posaçëm Parlamentar që ndër të tjera do ti jap mundësinë përfaqësuesve të vet sistemit ekspertëve dhe profesionistëve të saj që vet ato njerëzit e sistemit dhe përfaqësuesit e institucioneve të vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhet që të bëhen në sistem. Opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. Një pjesë e juaja i drejtohet SPAK si në një gjyq popullor duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bënë dhunuesin në publik ndaj SPAK, si ndodhi sot. Nuk ka prokuror apo gjyqtar të mirë kur u jep të drejtë dhe të kapur kur s’ju japin të drejtë”, tha ai.

Majko i del në mbrojtje kreut të SPAK: S’është vartësi juaj

Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.

gijotina.com/

Etiketa: KuvendiSpak

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Kreshnik Spahiu: Kur Trump të zgjidhet President, Hashim Thaçit do shpallet i pafajshëm nga Haga

Kreshnik Spahiu: Kur Trump të zgjidhet President, Hashim Thaçit do shpallet i pafajshëm nga Haga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com