GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qepët më shtrenjtë edhe se luleshtrydhet

14:52 - 06/04/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qepët më shtrenjtë edhe se luleshtrydhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë atë, ka rritur në mënyrë atipike rritjen e çmimit të saj në vend. Situatë që në fakt po ndodh edhe në botë e cila është zhytur në një krizë qepësh dhe çmime ekstremisht të larta.

Muajin e fundit, çmimet e qepës kanë ndjekur vazhdimisht një trend rritës duke prekur këto ditë nivelin e 180 lekë/kg krahasuar me 70-80 lekë/kg që ishte dy muaj më parë.

Shtrenjtimi i çmimeve të saj po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Sipas vetë tregtarëve, kjo situatë ka ardhur nga rënia e prodhimit në Korçë, prodhuesi kryesor në vend. Ata thonë se po hasin vështirësi sidomos në furnizimin me qepë të kuqe për shkak të këtij reduktimi.

“Nuk e di nëse ka ardhur si shkak i tkurrjes së popullsisë apo faktit që këto dy vitet e fundit fermerët në zonën e Korçës me të cilët bashkëpunoj kanë patur më shumë tendencën për të mbjellë misër dhe grurë, për shkak të luftës. Por ka disa kohë që hasemi me mungesë dhe jemi detyruar që të importojmë”, thotë një tregtar që shet në rrugën e Elbasanit.

Për të treguar ndryshimin e lartë në çmim që ka pësuar qepa, ai thotë se luleshtrydhet të cilat në këtë sezon supozohet që të shiten më shtrenjtë, po tregtohen me 100 lekë ndërsa qepët po prekin nivelin e 200 lekëve/kg.

Gjeografia e importeve të qepës sipas tij është kryesisht nga Holanda, Egjipti dhe Gjermania.

Kostoja e qepëve në botë është katërfishuar gjatë katër muajve të fundit, sipas raportimeve të mediave.

Vitin e kaluar, Europa përjetoi thatësirë dhe Holanda, e cila është eksportuesi më i madh në botë i qepëve, u godit. Kjo çoi në një rritje të çmimeve të qepëve në shumë vende.

Etiketa: luleshtrydheqepet

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Para
Faturat e rreme, klubi i Tares në telashe gjigande

Faturat e rreme, klubi i Tares në telashe gjigande

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com