GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qershia mbi tortën e “Kastratit”, Sako i fal kontratën 47 MLN lekë pasi i dha 2 milionë euro

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Qershia mbi tortën e “Kastratit”, Sako i fal kontratën 47 MLN lekë pasi i dha 2 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se tenderët denoncohet, ankimohen, shënohen me “Flamurin e kuq” nga monitoruesit dhe raportohen shkeljet në media, kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako nuk reflekton. Kjo është kultura e korrupsionit e përhapur në mënyrë endemike në zyrat e shtetit që firon arkën e shtetit dhe dobëson shërbimet ndaj qytetarëve.

Kryetarja Sako i bindet me verbëri porosisë nga “lart” që bashkitë dhe institucionet t’ia japin Kastratit të gjitha lekët për naftën, qoftë edhe në shkelje të ligjit. Në mars 2024, Sako i dhuroi oligarkut të naftës kontratën 2 milionë euro për karburant.

Por Kastrati e do të gjithë buxhetin! Pikërisht kur u firmosën 2 milionë euro, më datë 27 mars, Sako ka njoftuar edhe për një tjetër prokurim nafte. Kujt tjetër do t’ia jepte, përveç Kastratit?! Kompanitë e tjera nuk afrohen kur në tender merr pjesë oligarku, sepse dihet fituesi.

Ky tender ka si objekt  ‘Blerje karburant nafte’, që do të shkojë për Agjencinë e Parqeve Urbane.

Mendoni që kjo agjenci nuk djeg shumë naftë, se merret lulishtet? 47 milionë lekë ka vendosur të shpenzojë Sako këtë herë për naftë dhe nuk jepet asnjë shpjegim se për çfarë mjetesh e për çfarë pune do të shpenzohet nafta që po blihet.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte më  8 prill 2024. Duke qenë se e vetmja kompani në garë ishte “Kastrati” me ofertë 43 milionë lekë, Sako në të njëjtën ditë ka firmosur letrat me kompaninë e Sheqet Kastratit.

Për shkak të shkeljeve që skuqin tenderin, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Theksojmë se në këto dy javët e fundit “Kastrati” ka përfituar 3 kontrata në tendera pa garë nga Sako me vlera të larta.

Përmendim këtu tenderin me objekt ‘ Loti 1 Blerje Diesel 10 ppm ULSD’ ka paraqitur ofertë vetëm firma ‘Kastrati’ me vlerë 1.7 milionë euro, pra sa 100% e fondit limit. Me të njëjtën skemë kryetarja Sako ka vepruar edhe me lotin tjetër që ka si objekt “Blerje Benzine Premium Unl 10 ppm” me vlerë 30 milionë lekë. Dhe i fundit 47 milionë lekë .

Pra në total, në dy javë, “Kastrati” ka xhiruar në arkën e vet mbi 2 milionë euro të mbledhura nga taksapaguesit durrsakë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDurrësKastratinafteSakotender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
E rëndë! U sulmua nga tre qen pastor, ndërron jet foshnja!

E rëndë! U sulmua nga tre qen pastor, ndërron jet foshnja!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com