GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qesharak, hipokrit”, zbardhen replikat. Basha këshillon Bardhin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qesharak, hipokrit”, zbardhen replikat. Basha këshillon Bardhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, ndërsa Lulzim Basha nuk ka humbur kohë për të njoftuar administratën e Parlamentit se është kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Vetëm dy ditë, pas Kuvendit Kombëtar, që miratoi ndryshimet statutore në PD-në zyrtare, duke mandatuar Kryetarin e partisë edhe si kryetar të grupit,  Basha ka njoftuar për pozicionin e ri që do të ketë gjatë këtij sesioni. Njoftimi është bërë nga Lindita Nikolla, Kryetare e Parlamentit, ndërsa deputetët e kanë pritur me të qeshura, përfshi këtu edhe Gazment Bardhin, që ndodhej në krah të Lulzim Bashës. Ky i fundit ka ruajtur seriozitetin, ndërsa ka nisur një debat disa sekonda me Gazment Bardhin, ndërsa në foltoren e Kuvendit po mbante bnjë fjalim ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sipas raportimeve, Lulzim Basha i është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr, por të marrë fjalën si kreu i grupit.

“Më prano një këshille, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, i është drejtuar Basha, Bardhit.

Por ky i fundit është përgjigjur duke i thënë: “shko more qesharak! Hipokrit”.

“Je bërë qesharak”, ka qenë reagimi i Bashës, ndërkohë që Bardhi ia ka kthyer “qesharak je bërë ti kokë e këmbë”.

Pas këtyre replikave, Bardhi ka marrë fjalën në Kuvend duke paralajmëruar Lindita Nikollën se duhet të bëjë llogaritë mirë nëse do të pranojë që kreun e Grupit Parlamnentar të PD-së do e caktojë Edi Rama, Erion Veliaj apo administrata e Kuvendit.

Ndërsa në një reagim për mediat, Bardhi tha se Basha duhet të sigurojë mbështetjen e 19 deputetëve nëse ka ambicie për tu bërë kryetar i Grupit Parlamentar.

“Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve të PD do të jem në këtë detyrë. E ripërsëris apelin tim. Nëse zoti Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, po të sigurojë 18 vota, vota e 19 do të jetë e Gazment Bardhit. E siguroj për këtë, se kaq borxh ia kam Bashës kaq gjë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Lulzim Basha e konsideron Gazment Bardhin si të shkarkuar nga posti i Kreut të Grupit Parlamentar.

”Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe t’iu shërbejmë njerëzve.

Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e krut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë.

Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personale, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale”, tha Basha.

 

Etiketa: BardhiBASHAKryesore1Replika

Lajme të lidhura

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”
Breaking Views

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26
Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë
Breaking Views

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Para
VIDEO/ Përmbytje ‘apokaliptike’ në Madrid, metrotë mbushen me ujë

VIDEO/ Përmbytje ‘apokaliptike’ në Madrid, metrotë mbushen me ujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26

Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës. Aksidenti më tragjik u...

Lexo më shumë
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26
Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26
Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com