GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Qeveri teknike”, Berisha: Së shpejti tryezë me të gjitha forcat politike

12:59 - 03/01/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Qeveri teknike”, Berisha: Së shpejti tryezë me të gjitha forcat politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër regjimit dhe se duhet të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu Berisha paralajmëroi se së shpejti do të ketë një tryezë të përbashkët me forcat politikë dhe faktorë të shoqërisë civile.

“Qeveria teknike do të mbështetet nga të gjitha palët. Rama nuk pranon heqjen e mandatit sepse e di që dosja Balluku është dosja Rama, dosja AKSHI është dosja Rama. Ai e di që Gerond Mece u mor peng që kunati të fitojë qindra milionë. Ai nuk pranon të zbatojë vendimet e drejtësisë. I përket popullit, ose të pranojë diktaturën e plotë të tij, ose ta rrëzojë atë. Së shpejti tryezë të përbashkët me forcat politike dhe faktorë të shoqërisë shqiptare në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipërisë kundër Edi Ramës”, tha ai,

Në komunikimin e tij Berisha dha një koment edhe për zhvillimet e ndodhura në Venezuele, pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe kapjen e Maduros. Berisha u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka sulmuar hapur drejtësisë.

Duke e krahasuar me Maduron, Berisha u shpreh se kryeministra nuk është aspak më ndryshe nga ky e fundit duke e cilësuar si “Ramaduro”.

“Edi Rama apo Ramaduro i shpallur luftë të hapur drejtësisë. Në monologun e tij për tre orë pranoi të gjitha vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve, por nuk i konsideron vjedhje, ndaj edhe mori në mbrojtje lubi ballukun dhe Lindën e AKSHI-t për të cilën tha se kishte respekt maksimal. Njeriu që drejtoi arkat e familjes Rama nuk ka si të mos ketë respektin maksimal. Por ajo që përbën zhvillim dramatik është lufta e hapur kundër sistemit të drejtësisë. Rama u zotua se nuk do pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave për rrethin e tij familjar dhe ministrat e tij. Në këtë kontekst mbetet vetëm zëri i opozitës, po shkohet drejt një grusht shteti dhe fjalën e ka populli dhe vetëm populli. Kjo situatë na fton dhe nuk ka gjen të papërgatitur”, tha Berisha.

I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të PD Sali Berisha ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhjet me krimin.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se mbështet çdo prokuror e gjykatës që respekton ligjin.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek imuniteti i Ballukut, duke thënë se Rama nuk e dorëzon sepse është i frikësuar për fatin e tij.

“Don Agaçio është një super mafioz që ka duart e tij të zeza në të gjitha proceset mafioze… Asgjë nuk e shpëton nga veprimi i ligjit, por bosi i Don Agaçios është Edi Rama dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Rama e ka kuptuar se kërkesat për Ballukun janë kërkesa për Ramën”, tha ai, duke shtuar: “Palloshi i gjatë qëndron edhe 12 vite në pushtet nëse e lejojmë ne. Qëndrimi ose mosqëndrimi përcaktohet nga reagimi ynë si opozitë. Do ngrihemi ne dhe do kemi mbështetje më të madhe”

Pjesë nga fjala e Berishës;
Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar.
Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.
Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro.
Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Të dashur miq, sot gjithashtu populli iranian është në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve.
Qytete të tëra të Iranit janë përfshirë nga protesta të fuqishme.
Le të urojmë që Ajatollahu dhe suita e tij të kenë sa më shpejt fatin e Maduros.
Edi Rama siç e thatë ju vetë, narrativën e tij e bazoi fund e krye mbi manipulimin dhe mashtrimin.
Ai mori një video të regjistruar nga tashmë i ndjeri, Dritan Prifti tek bisedonte me ish-zv/kryeministrin Ilir Meta, ku ky i fundit i thoshte se kompania e Ymer Toles, i shkruante atij se dëmi i krijuar nga mos zbatimi i vendimit të gjykatës nga ministri Prifti, për ndërmarrjen e tij është 700 mijë euro.
Dhe këtë fjalë 700 mijë euro, Edi Rama me Filip Çakullin e manipuluan, pre dhe ngjit regjistrimin dhe e paraqitën sikur i fliste për një rryfshet që nuk ndodhi kurrë.
Kurse sot 700 mijë euro janë mijëra herë më shumë të vjedhura, të dokumentuara me dokumente zyrtare, me firma, me vula nga Edi Rama, ministrat e tij, familjarët e tij.
Por mbi të gjitha zgjedhjet e 2009, sipas OSBE-ODIHR ishin zgjedhjet që plotësuan kriteret kryesore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të drejta. Ishin zgjedhje të cilat u dhanë shqiptarëve qeveri legjitime.
Kurse zgjedhjet e 11 majit 2025, ishin një farsë e vërtetë elektorale. Të gjitha këto përbëjnë motive ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare që opozita shqiptare të mobilizohet me gjithë forcën për rrëzimin dhe largimin e këtij pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
gijotina.com/
Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Precedent i rrezikshëm? Arrestimi i Maduros ndez alarm në Amerikën Latine
Aktualitet

Precedent i rrezikshëm? Arrestimi i Maduros ndez alarm në Amerikën Latine

09:59 - 04/01/26
Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat
Aktualitet

Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat

09:45 - 04/01/26
Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA
Aktualitet

Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA

09:30 - 04/01/26
Para
PD rregullon gjuhën, s’e quan më “SKAP”/ Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK

PD rregullon gjuhën, s'e quan më "SKAP"/ Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Precedent i rrezikshëm? Arrestimi i Maduros ndez alarm në Amerikën Latine
Aktualitet

Precedent i rrezikshëm? Arrestimi i Maduros ndez alarm në Amerikën Latine

09:59 - 04/01/26

Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në kuadër të një operacioni sekret ushtarak të planifikuar për...

Lexo më shumë
Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat

Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat

09:45 - 04/01/26
Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA

Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA

09:30 - 04/01/26
Çmimet e apartamenteve/Tirana bëhet e papërballueshme për shtresën e mesme

Çmimet e apartamenteve/Tirana bëhet e papërballueshme për shtresën e mesme

09:12 - 04/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:56 - 04/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com