GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria, 6 miliardë lekë tender për të larguar familjet e “5 Majit”

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Banorët e “5 majit” shpërthejnë ndaj Veliajt: Je ordiner!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 6 miliardë lekë do të paguajë Bashkia Tiranë për prishjen e banesave të “5 Majit”, edhe pse ato janë në gjendje të mirë. Prej disa javësh, banorët e kësaj zone dalin çdo ditë në protestë duke thënë se nuk lejojnë që fadromat e IKMT të prekin banesat e tyre, pasi i kanë ndërtuar me djersë dhe nuk janë dëmtuar aspak nga tërmeti. Ata i kanë bërë thirrje të vazhdueshme qeverisë, i kanë kërkuar që t’i dëmshpërblejë me çmimin e tregut, ndërsa ka dhe nga ata që thonë se nuk kanë pse të largohen dhe se duan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe nëse fadromat iu vënë në rrezik jetën.


Por, pavarësisht këtyre kërkesave dhe thirrjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcaktuar fondin limit dhe kompanitë që do të fryhen nga pagesa marramendëse, me justifikimin se banesat do të shemben në kuadër të projektit të rindërtimit. Pra, në këto kushte banorët e ‘5Majit’ do të detyrohen të dalin nga shtëpitë, pavarësisht se banesat e tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në të dhënat e publikuara nga “Open Data”, evidentohet se vlera fituese total pa TVSH, për këtë prokurim është 6 ,191, 145, 299.78 Lekë.


Ajo që bie në sy është se, qeveria po aplikon në procedurën e tenderimit rregulla të veçanta të krijuara në Aktin Normativ me Fuqi Ligji datë 9 dhjetor 2019. Këto rregulla anashkalojnë legjislacionin e rregullt për Prokurime Publike. Organizata AIS ka konstatuar defekte të kësaj baze ligjore, shkelje të të drejtës kushtetuese për Liri Ekonomike dhe terren për cenim të konkurrencës në favor të kontraktorëve të mëdhenj të Qeverisë.

Ja sa do paguhen kompanitë fituese


Në fazën e parë, përzgjedhja e operatorëve që plotësojnë kushtet për kualifikim u zgjodhën 12 Operator Ekonomik. Megjithëse procedurë Ndërkombëtare mbi kufirin e lartë monetar) asnjë biznes i huaj nuk u paraqit apo kualifikua. Lista e operatorëve është e publikuar në Pasaportën e kësaj procedure, pasaportë e publikuar në Open Procurement Albania. Në fazën e dytë Autoriteti Prokurues Bashkia Tiranë , zhvilloi minikonkurse me ofertim jo sistem elektronik me operatorët e përzgjedhur, në 15 minikonkurse u njoftuan 15 kontrata të fituara.


Ndër to pikasen disa kompani që janë të priviligjuara nga qeveria, pasi marrin gjithmonë tenderët me vlerë më të madhe për ndërtime, edhe në rastet kur i përfitojnë pa garë. Duke përmendur këtu; Salillari shpk, , K.A.E.XH shpk & Mane/S shpk dhe Gjoka Konstruksion sha.

Sakaq, në raportin e AIS përcaktohet vlera që do të marrë secila nga kompanitë fituese. Pjesën më të madhe të “tortës” është marrë nga Bashkimi i Operatorëve Nova Construction 2012 shpk dhe Alesio 2014 shpk, me vlerë 573. 665. 006 lekë. Pas saj, pagesë të konsiderueshme ka marrë EuroNdërtimi 2000 shpk Mane / TCI shpk , K.A.E.XH shpk & Mane/S shpk, me vlerë 563. 802. 285 lekë. E treta me pagesën më të lartë renditet kompania Geci shpk, me vlerë 563. 001. 100 Lekë. Pasuar nga Salillari shpk, me vlerë 545. 660. 000 Lekë. Më pas renditet bashkimi i shoqërive Bajrami N shpk dhe Zdravo shpk janë fituesit, me vlerë 446. 888. 000 Lekë.


Pas tyre vjen bashkimi i operatorëve Company Riviera 2008 shk dhe Nika shpk Pepa Group, me vlerë 445. 641. 802 Lekë. Kompania në radhe, që gjithashtu ka marrë një vlerë të konsiderueshme është Alba Konstruksion, me vlerë 439. 257. 570 Lekë dhe pas saj janë Al Point shpk dhe Gjoka Konstruksion sha, me vlerë 408. 825. 570 lekë. Tjetër kompani fituese është Alba Shpresa shpk, me vlerë 347. 043. 604 Lekë dhe pas saj me vlerë të përafërt renditen bashkimi i Ina shpk , Xhengo shpk dhe Larti shpk me 338. 995. 000 Lekë.


Më pas renditet bashkimi i operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk, me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë dhe bashkim operatorësh Alb Shpresa shpk , Alb Tiefbau shpk, egeu stone shpk, Mela shpl dhe Infratech shpk, me vlerë 313 851,514 lekë


ALB-Building shpk do të marrë përsipër dy zona zhvillimore dhe ka përfituar 311. 501. 928 Lekë për njërën dhe 292. 261. 647 Lekë për tjetrën. E fundit në listë që ka marrë pagesën më të ulët, por mjaft të konsiderueshme, është bashkimi Nova Construction shpl dhe Alesio 2014 shpk, me vlerë 278 000. 000 Lekë.

E.H/ gijtotina.com/

Etiketa: 5 majibanesakompanikryesore2pageaShembjetender

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
FSHF-ja zbulon kur do inaugurohet ‘Zeqir Ymeri’

FSHF-ja zbulon kur do inaugurohet ‘Zeqir Ymeri’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i...

Lexo më shumë
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com