GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve.

Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretenduara dhe të ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Sipas Ismailit, akuzat e Ahmetajt nuk qëndrojnë. Ajo ka deklaruar për mediat se ish-zyrtari i lartë duhet të ketë guximin të përballet me drejtësinë.

“Zotëria, siç hedh llum ndaj punëve të qeverisë, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë”, u shpreh Ismaili.

Disa ditë më parë, Arben Ahmetaj ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe disa zyrtarëve, të cilët, sipas tij, janë të përfshirë në trafik armësh.

Ahmetaj publikoi disa audiopërgjime të shkurtra, në qendër të të cilave, ai pretendon se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo.

Ahmetaj deklaroi se hetimi nga SPAK për këto pretendime duhet të jetë i thelluar dhe serioz, ndërsa shprehu shqetësimin e tij se mund të ketë ndërhyrje nga kryeministri Edi Rama.

Ish-zëvendës kryeministri ngriti një sërë pyetjesh lidhur me prodhimin dhe destinacionin e armëve. Ai kërkoi të sqarohet se në cilat fabrika prodhohen, çfarë lloj armësh prodhohen, cilat janë patentat dhe ku dërgohen më pas. Sipas Ahmetajt, në audiopërgjime flitet për trafik armësh nga vende të embarguara.

“Kush ne? Qeveria e Republikës apo instrumentet kriminale si Timac Defence apo Advanced Arms Technology. Kush e bën prodhimin e armëve, në çfarë fabrike, çfarë lloj armësh dhe patentash janë? A ka armë që kanë ardhur nga vende të embarguara. Ku janë dërguar, kush i ka dërguar? A kanë stemën e Republikës së Shqipërisë apo janë deal-e përtej syve të NATO-s.”, shtoi ai.

Ndërsa opozita ka kërkuar hetim parlamentar për pretendimet e bëra publike, qeveria ka zgjedhur të mos komentojë përmbajtjen e regjistrimit dhe ta zhvendosë debatin te statusi i Ahmetajt përballë drejtësisë shqiptare.

Etiketa: AhmetajKryesore1qeveri

Lajme të lidhura

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Para
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste,...

Lexo më shumë
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com