GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria asnjë subvencion për fermerët, Rama gjen “fajtorin” tek kryebashkiakët e tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria asnjë subvencion për fermerët, Rama gjen “fajtorin” tek kryebashkiakët e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët të cilët ndihen të braktisur pasi qeveria nuk jep asnjë lloj subvencioni duke lënë në “mëshirë të fatit” bujqësinë.

Për të justifikuar mungesën e ndihmës financiare, Rama gjatë takimit me fermerët në Cërrik pati kritika për kryebashkiakët socialistë, për të cilët tha se nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshme.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve të tij që të bëjnë kthesë në këtë drejtim. Kryeministri tha se zgjerimi i bashkive me përmasa rurale, në kuadër të reformës administrative territoriale, në vend se të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat ka sjellë shkëputje.

“Nëse nuk i japim dot bujqësisë profilin e sipërmarrjes dhe mos t’i japim atyre qe duan të jenë në fshat të ngrenë një sipërmarrje dhe që të dalin me një fitim që ja bën kuptimplotë jetën në fshat ne nuk e kemi kryer detyrën.

Kjo nuk është një histori subvencionesh për të mbajtur frymën, por duhet të jetë një histori për të transformuar frymën e jetës së një sipërmarrje rurale. Ky vend duhet të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme. Ne kemi ambicion që t’i kushtojmë më tepër rëndësi agro përpunimit, më shumë rëndësi rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje.

Kjo nuk mund të jetë çështje fati, apo dëshirë e disa individëve, por një strukturë e tërë pune të përbashkët. Pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Duhet të jetë pika e parë mbështetëse për ata që duan të zgjerojnë apo të bëjnë sipërmarrje të reja. Në të gjitha aspektet.

Jo sic ndodh shpesh që pushteti vendor të jetë problemi kryesor për të marrë një vërtetim, për të marrë një leje, për të zhvilluar një projekt, në aspektin fizik.

Qëkur se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe, kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin, si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë, ku duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve të sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor”, tha Rama në bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë.

Kujtojmë që qeveria e Edi Ramës nuk jep asnjë lloj subvencioni për dëmet natyrore që shkaktohen kryesisht nga breshëri ose acari i pranverës (kur çelin pemët frutore) i cili shkatërron gjithçka duke lënë fermerin pa prodhim.

Etiketa: fajtoriFermerëKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin

Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com