GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria bën gati draftin për amnistinë fiskale pa marrë mendimin e ndërkombëtarëve

15:36 - 01/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria bën gati draftin për amnistinë fiskale pa marrë mendimin e ndërkombëtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse nuk ka marrë ende konsensusin e ndërkombëtarëve, qeveria vijon konsultimin publik për draftin e ri të amnistisë fiskale. Ka qenë vet ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se nuk ka asnjë përgjigje nga organizmat e huaj që do t’i hapnin dritën jeshile vijimit të nismës të kritikuar që në krye të herës prej tyre. Madje reagim nuk ka pasur sipas saj as nga Money Val, organi monitorues i përhershëm i Këshillit të Evropës kundër Pastrimit të Parave, i cili e ka futur Shqipërinë sërish në listën gri të pastrimit të parave në vitin 2020.

“Gjatë kësaj javë kemi kryer 3 tryeza të rrumbullakëta me grupet e interesit, ndërkohë që kemi qenë në komunikim qoftë me Këshillin e Evropës, qoftë me Bashkimin Evropian këtu apo aktorët ndërkombëtar me qëllim një konsultim sa më të mirë. Në këtë fazë ne kemi dërguar projektligjin dhe jemi duke diskutuar. Asnjë nga aktorët nuk ka dhënë ende reagime për projektligjin në fjalë. Për aq kohë sa konsultimi nuk ka përfunduar ende, ne nuk kemi ende një draft përfundimtar dhe një vendimmarrje përfundimtare” – u shpreh Delina Ibrahimaj, ministre e Financave.

E pyetur mbi faturën financiare të amnistisë fiskale si dhe mbi pasuritë që pritet të amnistohen nga kjo nismë, ministrja tha se nuk ka ende të dhëna konkrete.

“Është e vështirë që të analizosh një dukuri që nuk ka ndodhur më parë, për të cilën nuk kemi një eksperiencë të mëparshme. Ne jemi duke bërë disa analiza bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë për paranë jashtë bankave në qarkullim me qëllim që të vijmë në një vlerë të përafërt, por kjo analizë nuk ka mbaruar ende” – tha Ibrahimaj.

E në fakt, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë paraja që qarkullon jashtë bankave llogaritet në 3.5 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar në dy dekada i qarkullimit të parasë në dorë. Shifra që dëshmojnë për nivel të lartë informaliteti dhe risk të shtuar për pastrim të parave nga aktivitete të paligjshme.

 

 

Etiketa: . fiskaleAmnistiadraftimendiminderkombetareveqeveria

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Greta Koçi bën dedikimin e veçantë partnerit të saj: Burrin e kam…

Greta Koçi bën dedikimin e veçantë partnerit të saj: Burrin e kam...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com