GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qeveria bie kur nuk qeveris”, debati i parë dhe i fundit televiziv mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës

17:09 - 01/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të të qajë Jagoja…”, Berisha i uron shërim sa më të shpejtë Nanos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka sjellë sërish në vëmendje një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij politike. Ndër to është përballja e fortë televizive me Sali Berishën, një debat që mbetet i rrallë në historinë politike të Shqipërisë.

Në një kohë kur politika shqiptare sapo kishte kaluar periudhën e trazuar të vitit 1997, dy liderët e kampeve të mëdha politike u ulën për herë të parë në një studio televizive për t’u përballur me argumente. Emisioni, që zgjati mbi dy orë, u transmetua edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke u ndjekur nga një audiencë e gjerë në të gjithë rajonin.

Diskutimi mes dy figurave më të fuqishme të politikës shqiptare u karakterizua nga tension, polemikë, por edhe respekt, pasi  ende qëndron në kujtesën e publikut shtrëngimi i duarve në përfundim të debatit.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/11/69061aeb07bf8.mp4

DEBATI:

Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.

Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.

Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.

Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.

Blendi Fevziu-Nanos: S’besoj se kishe mbledhje me ministrat…

Fatos Nano: Kishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.

Sali Berisha: Në katër muaj pas zgjedhjeve, vendi nuk ka patur një qeveri, siç e pohoi edhe kryeministri që u largua. Zgjedhjet kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të shumta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot kategorizohet në vendin e demokracive pa zgjedhje të lira, përkthyer ndryshe demokraturave. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Nano ishte personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit. Kryedemokrati tha më tej se Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Postimi i Sali Berishës:

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!

 

Etiketa: berishaDebatKryesore1Nano

Lajme të lidhura

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia
Aktualitet

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Pazari i drogës/ Morën peng kosovarin, Gjykata e Vlorës liron një nga të dyshuarit
Aktualitet

Pazari i drogës/ Morën peng kosovarin, Gjykata e Vlorës liron një nga të dyshuarit

18:59 - 14/12/25
Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Populli çoi qeverinë drejt dorëheqjes në Bullgari, ta shporrim edhe ne
Breaking Views

Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Populli çoi qeverinë drejt dorëheqjes në Bullgari, ta shporrim edhe ne

18:49 - 14/12/25
Para
‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘, Bardhi: Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘, Bardhi: Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt
Botë

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin. Në video duket se...

Lexo më shumë
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Mainz

Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Mainz

19:48 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com