GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria dështon me menaxhimin e mbetjeve, KLSH: S’ka të dhëna, ndarja në burim inekzistente

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata me zjarret në vend/ KLSH zbret në terren, nis kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e flakëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se menaxhimi i mbetjeve plastike në vend lë për të dëshiruar dhe e vetmja nismë që ka pasur ndikim minimal ka qenë ajo e qeseve. Nisma të tjera më të hershme të ndjekura nga Bashkitë dhe të trumbetuara si e ardhmja e menaxhimit kanë dështuar duke mos dhënë rezultat.

KLSH vëren se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Elbasan nuk kanë qenë efektive sa u përket menaxhimit të mbetjeve plastike për periudhën 2017-2020 që u mor në analizë gjatë auditimit.

“Mangësi të theksuara janë vërejtur në hartimin dhe miratimin e kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm për menaxhimin e mbetjeve plastike. MTM nuk ka hartuar Programet e parandalimit të krijimit të mbetjeve dhe nuk ka raportuar asnjëherë në Këshillin e Ministrave mbi Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Vlorës nuk kanë hartuar dhe miratuar Planet Vendore për menaxhimin e integruar të mbetjeve” thuhet në raport.

I njëjti dokument ndalet tek bashkitë specifike, duke nënvizuar se atyre u mungon infrastruktura për të diferencuar mbetjet.

“Bashkitë e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës nuk kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme për të bërë të mundur grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim dhe objektivi kryesor për përdorimin dhe riciklimin e plastikës me 22.5% kundrejt volumit total që krijohet në këto bashki, nuk është arritur dhe nuk do të arrihet për aq kohë sa infrastruktura do të jetë kjo që është” nënvizon KLSH.

Ky institucion thekson se aktivitetet informuese dhe edukuese që Bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Vlorë do të duhej të arrinin nëpërmjet kompanive private që kryejnë shërbimin e pastrimit të qytetit dhe që kanë detyrimin kontraktual për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve por nuk janë arritur. Më shqetësues është fakti që sot autoritetet nuk kanë të dhëna të sakta për mbetjet plastike që gjenerohen apo riciklohen në vend.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kanë të dhëna të plota dhe të sakta në nivel kombëtar, mbi sasinë e mbetjeve plastike që gjenerohen dhe riciklohen në Shqipëri. Të dhënat mbi sasinë e mbetjeve plastike të gjeneruara dhe të menaxhuara do të vazhdojnë të jenë problem deri në momentin që NJQV të arrijnë të sigurojnë ndarjen e mbetjeve në burim (duke qenë se ndarja në burim nuk bëhet në asnjë prej bashkive subjekt auditimi), grumbullimin e diferencuar dhe peshimin e sasisë së mbetjeve sipas rrymave në momentin dërgimit të tyre në landfill, incenerator” thuhet në raport.

Ky dokument ndalet edhe tek ndërtimi i inceneratorëve si alternativë që përfshin pjesën e mbetjeve por duke ju referuar studimit të Bashkimit Euopian e cilëson atë si një ndër zgjidhjet e fundit për çështjen e mbetjeve për shkak të ndotjes së madhe që krijon kjo praktikë./monitor

Etiketa: KLSHmbetjeraport

Lajme të lidhura

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin
Aktualitet

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja
Breaking Views

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja

20:52 - 19/06/26
Para
Aksident i rëndë, makina përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën 43-vjeçari

Aksident i rëndë, makina përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën 43-vjeçari

TË FUNDIT

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reaguar në lidhje me protestat masive që po zhvillohen në Tiranë...

Lexo më shumë
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet