GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria dështon në vlerësimin e tenderave/ Shtohen ankesat, Preçi: Korrupsioni ka ulur konkurrencën

15:47 - 03/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Më shumë se 2 tendera çdo ditë janë ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në vitin e kaluar, për shkak se operatorët ekonomik kanë vlerësuar se nuk kanë qenë korrekte.

Më shumë se 2 tendera çdo ditë janë ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në vitin e kaluar, për shkak se operatorët ekonomik kanë vlerësuar se nuk kanë qenë korrekte.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 2 tendera çdo ditë janë ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në vitin e kaluar, për shkak se operatorët ekonomik kanë vlerësuar se nuk kanë qenë korrekte. Në total në vitin 2022, janë depozituar pranë KPP 794 ankesa, nga 769 ankesa që ishin në vitin 2021.

Edhe viti 2023 ka nisur me ankesa për institucionet për tenderat që kanë hapur. Sipas të dhënave të Komisionit të Prokurimit Publik nga 1 janari deri më 29 janar janë bërë 51 ankesa nga 43 operatorë ekonomik. Ndërkohë për vitin që lamë pas janë ankuar për tenderat e hapur 297 operatorë ekonomik për 209 autoritete kontraktuese.

Pakënaqësitë më të mëdha janë për vlerësimin e ofertave, nga komisioni i vlerësimit të ofertave. Që dëshmon për anëshmëri në analizimin e ofertave të bëra. Për mungesë vlerësimi korrekt janë bërë 478 ankesa, më pas janë bërë 300 ankesa për dokumentet e tenderit dhe 15 ankesa për arsye të tjera.

Një situatë e tillë sipas ekpertit Zef Preçi është krijuar për shkak të mungesës së konkurrencës korrupsionit dhe klientelizmit. Madje edhe përdorimi i parave të pista po shtrembëron dukshëm konkurrencën.

“Kjo dukuri duhet trajtuar si dëshmi e zvogëlimit të konkurrencës. E cila është mjeti i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për përdorimin me efektivitet të fondeve buxhetore. Duhet të reduktohet korrupsioni dhe të shmangen vendim-marrjeve në kushtet e konfliktit të interesave. Edhe fuqia e parave informale dhe kriminale çon jo vetëm në vendim-marrje që shkelin dukshëm konkurrencën. Por vitet e fundit po shfaqet edhe si një fuqi që siguron fitime të qëndrueshme”, thotë Preçi. 

Sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi kjo rritje e ankesave dëshmon gjithashtu se lidhjet me qeverinë të bizneseve të caktuara të mëdha po nxjerrin nga gara kompanitë e tjera.

 “Rritja e numrit të ankimimeve reflekton jo vetëm përkeqësimin e konkurrencës në procesin e prokurimit. Por edhe njëlloj ndërgjegjësimi të segmenteve të caktuara të biznesit që synojnë që përmes përdorimit të instrumenteve ligjore. Siç është ankimi në “gjykatën e tenderëve” të çlirojnë sa të jetë e mundur këtë proces nga interesat financiare okulte të bizneseve. Që kanë lidhje të dukshëm dhe të padukshme ndaj elitës politike dhe administrative drejtuese të vendit në nivel qendror dhe vendor”, përgjigjet Preçi.

Në fakt ankesat pritej që të uleshin pasi qeveria ndërhyri edhe në ligjin e prokurimit publik me qëllim që të rritej transparenca dhe të shmangej konflikti i interesit.

Por po ndodh e kundërta pasi ankimimet hadhin dyshime të forta për favorizime të kompanive të ndryshme në garat që hapen për punë, mallra apo shërbime.

“Është problematik zbatimi i këtij kuadri ligjor dhe ndikimi i oligarkisë mbi qeverinë. Ndërsa qenia ne periudha zgjedhore shtyn entet prokuruese jo vetëm ne copëtimin e fondeve, por edhe rritet ndikimi i qarqeve politike ne klientelizëm e favorizim me këto fonde”, thotë Preçi.

Tirana është qarku me numrin më të madh të ankesave, me 556 të tilla, ndjekur nga bashkia Fier me 51 ankesa, Durrësi 44 ankesa apo Elbasani e Vlora me nga 23 ankesa. Ndër tenderat e ankimuar në vitin e kaluar përmendim, tenderin për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Ai për parametrat mjedisor për inceneratorin e Elbasanit, tenderi i satelitëve, tenderi i Cencusit. Dhe tenderi për dezinsektimin në zonat bregdetare apo tenderi për pyllin orbital të Erion Veliajt.

Përveç ankimeve të operatorëve ekonomik për parregullsi në procedurat tenderuese, një tjetër problem i ngritur vazhdimisht nga KLSH.

Dhe jo vetëm ka të bëjë me hapjen e tenderave nga institucionet pa pasur fondet e mjaftueshme në dispozicion. Cka përkthehet në rritje të detyrimeve të papaguara të shtetit ndaj palëve të treta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në shtator të vitit të kaluar detyrimet e prapambetura ishin në vlerën e 16.9 miliardë lekë. Nga të cilat 10.289 miliardë lekë ishin të pushtetit qendror dhe 6.667 miliardë lekë të pushtetit vendore. Por nga këto borxhe peshën e madhe e kanë detyrimet për investime. Që kanë të bëjnë pikërishtë me punë të kryera nga privatët dhe që nuk janë paguar. Në fund të shtatorit detyrimet e prapambetura për investime ishin 7.8 miliardë lekë. Nga të cilat mbi 4.1 miliardë lekë ishin të pushtetit qendror dhe 3.6 miliardë lekë ishin të pushtetit lokal.

Lexo edhe:Veliaj u fal 261 mln lekë 2 oligarkëve/ Njëri vodhi në portin e Vlorës, tjetri tendera pa garë

 

Etiketa: abuzimKLSHKomisioni i ProkurimevemmiliardatenderatenderetZef Preçi

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Klopp habitet me shpenzimet e Chelsea: Janë shifra të mëdha

Klopp habitet me shpenzimet e Chelsea: Janë shifra të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com