GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qeveria dha me koncesion sekret Pallatin e Brigadave”, Balliu: Rama po kënaq egon

15:02 - 01/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Klevis Balliu: Basha është në panik, Berisha do të drejtojë sërish vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar për dhënien me koncension sekret të Pallatit të Brigadave. Në një deklaratë për mediat, Balliu shprehet se kryeministri Edi Rama po imiton modelin e dhënies së Parkut të Butrintit me një tjetër ndërtesë.

Deputeti shtoi se qeveria nuk ndalet në babëzinë e saj për të përfituar nga çdo aset kombëtar. Sipas Balliu, kjo gjë po bëhet për të kënaqur egon e vetë kryeministrit Rama dhe të rrethit të tij të ngushtë që përfitojnë.

“Kompleksi që u ndërtua si rezidencë mbretërore, u shndërrua në Pallat të Brigadave, dhe në fund rezidencë qeveritare, tani do të bëhet “Belvederja e oligarkëve”. Qeveria ka vendosur, në mënyrë aspak transparente, madje sekrete, që të kalojë në menaxhim privat, për 20 vjet, një pasuri publike. Duke imituar, si modelin e koncesionit të Butrintit, ashtu edhe shkeljen dhe paligjshmërinë e tij, qeveria nuk ndalet në marrëzinë për të urryer çdo gjë publike, dhe në babëzinë për të fituar personalisht nga çdo asset i përbashkët kombëtar. Partia Demokratike thekson fort, se nuk ka në botë një model të tillë të leasing-ut të pasurive publike, dhe kjo është një shpikje e Ramës, e cila kënaq egon pseudo-artistike të tij dhe rrethin e ngushtë të përfituesve. Ku ka heshtje ka edhe një hile, dhe asgjë tjetër veç hiles nuk e shpjegon mbajtjen sekret, mos konsultimin, as me ekspertët, dhe as me publikun. Për asete kombëtare duhet konsultim kombëtar. Kryeministri shpall konsulta të rrejshme për de çiftimin e Shqipërisë nga Maqedonia e veriut, vendim në të cilin shqiptarët kanë zero tagër. Kur vjen puna te pasuritë, që janë të tyret, dhe për të cilat u takon mendimi dhe vendimi, ai i shpërndan sipas oreksit dhe në fshehtësi. Partia Demokratike i kërkon publikut të mos bjerë në kurthin e propagandës se “Pallati po hapet për njerëzit”. Pyetjet janë dhe mbeten: Pse pa konsultë? Pse me procedura të fshehta? Kush do jenë menaxhuesit? Dhe, a janë të përfshirë ‘të dyshuarit e zakonshëm’ në këtë projekt, që ngjan si asgjë më pak se afera korruptive e radhës”, u shpreh Balliu.

Etiketa: BalliuRama

Lajme të lidhura

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!
Breaking Views

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese
Breaking Views

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

15:38 - 10/03/26
Para
Mashtruan përmes “Call Center”-it, arrestohen 7 persona në Shkodër

Mashtruan përmes “Call Center”-it, arrestohen 7 persona në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com