GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria dhe opozita pro ndryshimit, Kosova do të heqë 11 data si Festa Zyrtare

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria dhe opozita pro ndryshimit, Kosova do të heqë 11 data si Festa Zyrtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa legjislatura kanë tentuar të ndryshojnë Ligjin për festat zyrtare në Kosovë, por nuk ja kanë arritur. Edhe kjo legjislaturë e ka pasur në rend dite por e ka shtyrë për seanca tjera. Nga opozita ka kërkesa specifike se cilat data do të duhej të largoheshin nga lista si ditë pushimi.

Aktualisht sipas ligjit janë 11 data festash që hiqen, e tetë të tjera janë data memoriale. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se disa data duhet të largohen nga kalendari i festave zyrtare.

“Do të punojë në Kuvend që disa ditë feste t’i largojë nga ky ligj. Njëra ndër to është Dita e Evropës që nuk festohet askund në botë. Janë edhe disa ditë tjera që nuk përkojnë asgjë me realitetin në Kosovë e as atë evropian. Kosova ka më së shumti ditë feste në rajon” – deklaroi Besnik Tahiri.

Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani thotë se janë duke punuar që të shmangin pushimin në ditë të punës kur festat qëllojnë në fundjavë.

“Do të kontribuojmë që festat kur të bien në fundjavë atë ditë të jetë festë e jo të hënën, siç ndodh zakonisht tek ne që të shtunën është festa e pushimi bëhet të hënën. Kjo në fakt iu bëhet e padrejtë edhe punëtorëve të sektorit privat që nuk pushojnë njëjtë sikurse ata në sektorin publik” – tha Ramadani.

Megjithëse ka kompromis nga shumica e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, problematikë është bërë mungesa e deputetëve të pakicës që janë të nevojshëm për kalimin e ligjit.

“Siç jeni në dijeni Ligji për Festat Zyrtare që është miratuar në vitin 2008, bënë pjesë në Legjislacionin me Interes Vital, andaj për ndryshimin e tij duhet edhe shumica e votave të komuniteteve që kanë vende të rezervuara. Pra plotësim-ndryshimi nuk varet vetëm nga vullneti i shumicës parlamentare”.

Ndryshimet u tentuan në Kuvend disa javë më parë, por që u shtynë në seancat e ardhshme për shkak të mungesë së deputetëve të minoriteteve.

Etiketa: dataFesta ZyrtareKosovaOpozitaqeveria

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
“Prisja një përqafim të ngrohtë”, çfarë po ndodh mes Fifit dhe Granitit?

"Prisja një përqafim të ngrohtë", çfarë po ndodh mes Fifit dhe Granitit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com