GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Projekti “Smart City” që përfshin instalimin e mijëra kamerave inteligjente në ambientet publike pritet t’i kushtojë qeverisë shqiptare 118.5 milionë USD të marra hua nga 60 milionë të parashikuara më parë – duke ngritur shqetësime të reja për mungesën e garës, të transparencës dhe të garancive për përdorimin e të dhënave personale.

09:20 - 10/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi.

Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë me synimin e rritjes së sigurisë publike.

Marrëveshja u firmos mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanisë “Presight AI Ltd” – një kompani të dhënash dhe Inteligjence Artificiale e regjistruar në Abu Dhabi.

Projekti “Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë.

Por pas vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë, kostot e projektit janë thuajse dyfishuar dhe pritet të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Detajet e marrëveshjes zbulohen përmes një projektligji të depozituar në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 118.5 milionë dollarë, e cila do të shkojë për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Qeveria nuk argumenton rritjen e kostos nga 60 milionë në 118.5 milionë dollarë në relacionin shpjegues, ndërsa thekson se e gjithë vlera do të përdoret për të financuar projektin që synon rritjen e nivelit të sigurisë publike.

Por sipas dokumentit, qeveria shqiptare pret të marrë mbrapsht instalimin e 2 239 kamerave ANPR (njohje automatike e targave) dhe 2 602 kamerave PTZ për monitorimin e trafikut si dhe  3 816 kamera trupi për policinë. Projekti përfshin gjithashtu instalimin e 100 radarëve inteligjentë dhe po kaq sensorëve për të monitoruar trafikun në rrugët e Shqipërisë.

Të pyetur për arsyet e dyfishimit të kostos, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment deri në publikimin e shkrimit.

Ndërsa sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo lë hapësirë për dyshime mbi fryrjen artificiale të vlerës së kontratës.

“Kjo rritje prej gati 100% nuk ka një shpjegim të argumentuar publikisht. Nuk është paraqitur një analizë e detajuar e faktorëve që kanë ndikuar në këtë shtim të kostove, duke krijuar hapësira të mëdha për dyshime mbi fryrjen artificiale të vlerës së kontratës,” thotë Eduard Gjokutaj, themelues i organizatës së edukimit financiar, “Altax”.

Pa garë dhe transparencë  

Projekti “Smart City” u zyrtarizua për herë të parë gjatë një ceremonie zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ku ministri i atëhershëm i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla tha më vonë se projekti i kamerave inteligjente do të shtrihej në Tiranë dhe 19 qytete të tjera të vendit.

Projekti është pritur me shqetësime nga ekspertët e të drejtave digjitale, të cilët theksojnë se ai mbart rrisqe sa i përket ndërhyrjes së madhe në privatësinë e qytetarëve dhe sigurinë e të dhënave që do të mblidhen nga kamerat. Lidhjet kineze të kompanisë ‘Presight AI” kanë ngritur gjithashtu shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Për opozitën në Shqipëri, projekti mbart edhe probleme të tjera.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e krahasoi marrëveshjen e projektit “Smart City” me praktikat e mëparshme të “ligjeve speciale” të qeverisë, që bien sipas saj në kundërshtim me praktikat e legjislacionit europian.

Tabaku theksoi gjithashtu se ka një errësirë informacioni për arsyet e marrjes së huave dhe për dyfishimin e vlerës së saj.

“Kjo marrëveshje është e paracaktuar dhe shkel me të dyja këmbët marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në,” tha Tabaku.  “Socialistët interesohen vetëm të integrojnë më shumë interesa të ngushta dhe shpesh okulte në xhepin e pakicës dhe kurriz të shumicës,” shtoi ajo, duke akuzuar mazhorancën në pushtet për zbatimin e një praktike të tillë të “ligjeve me porosi” në të paktën 20 raste.

Tabaku i druhet gjithashtu përdorimit të kësaj teknologjie nga mazhoranca për qëllime politike, në kushtet kur sipas saj Policia e Shtetit është në shërbim të Partisë në pushtet dhe kur rreziku i keqpërdorimit të kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale është gjithnjë e më i madh.

“Pikëpyetjet qëndrojnë në lidhje me mënyrën se si operon qeveria shqiptare,” shtoi Tabaku, ndërsa kujtoi rastet kur Partia Socialiste i kishte përdorur të dhënat personale të qytetarëve për qëllimet e veta politike.

Edhe Gjokutaj thekson se anashkalimi i një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart City” shkel marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit me Bashkimin Europian.

“Në kushtet kur një projekt i tillë i jepet pa garë një kompanie të zgjedhur në mënyrë preferenciale, dhe mungesa e një tenderi të hapur rrit dyshimet për kapjen e kontratës nga interesa të lidhura me pushtetin,” tha Gjokutaj.

“Mungesa e garës automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm,”  shtoi ai.

Kushtet e kthimit të borxhit, sipas ekspertit, rrezikojnë gjithashtu t’a kthejnë atë në një barrë për buxhetin e shtetit në dy dekadat e ardhshme. Sipas Gjokutajt, marrëveshja e huasë me fondin e Abu Dabit ka dhe problematika të tjera, të tilla si norma e interesit, 4%, që sipas tij është e lartë për një hua zhvillimi, apo zgjedhja e valutës në dollarë, çka ekspozon rreziqe nga kursi i këmbimit.

“Zgjedhja e një burimi më të shtrenjtë financimi është e pashpjegueshme,” tha Gjokutaj, ndërsa renditi institucione të tjera financiare që ofrojnë hua me normë interesi më të ulët.

/BIRN/

Etiketa: Edi RamaKryesore1smart city

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Këmbimi valutor, e enjte 18 prill/ FOTO

Këmbimi valutor/ Me sa shiten e blihen valutat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com