GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qeveria e Kosovës mbështet blerjen e dronëve amerikanë

16:08 - 25/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Kosovës mbështet blerjen e dronëve amerikanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten më 25 qershor ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Propozimi është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili i tha kabinetit qeveritar se blerja e katër dronëve amerikanë bëhet për nevoja të ngritjes së kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së, sipas ministrit Mehaj e ka miratuar shitjen e këtij sistemi përmes procesit të blerjeve së jashtme ushtarake dhe se i gjithë projekti, përfshirë mjetet përcjellëse, kushton në vlerë 11.9 milionë euro dhe që mund të paguhet përmes dy kësteve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është dakord me propozimin. Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se propozimi i Ministrit të Mbrojtjes mund ta marrë që në këtë mbledhje zotimin e qeverisë, mirëpo në mbledhjen e ardhshme mund të miratohet ndarja e mjeteve buxhetore.

“Nëse kabineti është i pajtimit kjo mund të përfshihet dhe mund të marrim një vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mund ta prezantojmë si kërkesë dhe të ndajmë mjete. Zotimin e qeverisë mund ta marrë që tani”, -tha Murati.

Kërkesa për blerjen e armatimit amerikan, u bë në kuadër të rishikimit të buxhetit të vendit të cilin e miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes. Buxheti i rishikuar arrin vlerën e 2.5 miliardë eurove. Kundër këtij propozimi doli ministri për Kthim dhe Komunitete njëherësh udhëheqës i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ai tha se blerja e këtij sistemi është e papranueshme në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, papunësi dhe nevoja të mëdha ekonomike. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe është nën ndikimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Më 2018, përmes ndryshimeve ligjore ka nisur transformimi i mandatit të FSK-së në forca të armatosura.

Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet. Vitin e kaluar Kosova ka pranuar një kontingjent me automjete të blinduara të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në. Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë

Lajme të lidhura

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
Para
Gjykata e Elbasanit shpall në kërkim Mihal Toshi, zbardhen detaje të reja për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi

Gjykata e Elbasanit shpall në kërkim Mihal Toshi, zbardhen detaje të reja për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com