GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës: Miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale

11:26 - 13/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Kosovës: Miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës, pas njëmbëdhjetë vjetësh ka miratuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, është shprehur ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë. Në mbledhje po ashtu është vendosur që paga deri në 250 euro të lirohet nga tatimi.

Rritje të pagës minimale vazhdimisht kanë kërkuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Kërkesa e tyre është rritur muajve të fundit, pas rritjes së vazhdueshme të inflacionit në Kosovë.

Nga ana tjetër, inflacioni në muajin mars ka arritur në 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pas miratimit në Qeveri, projektligji për pagën minimale duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i parë i një projektligji nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune dhe as më vonë se katër javë pune, nga dita e shpërndarjes së tij.

Pas kësaj, ligji u kthehet në shqyrtim komisioneve të ndryshme, dhe amendamentet mund të parashtrohen në afat prej dy javësh.

Më pas, komisioni funksional ia paraqet Kuvendit raportin me rekomandime për projektligjin brenda dy muajve nga shqyrtimi i parë, ose pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në mbledhje plenare.
Mësohet se vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

Shuma e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat. Ajo është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Etiketa: KosoveQeveria e Kosoves

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Si nëpër filma/ Autorët vepruan në pak sekonda, shihni momentin e vrasjes së Bandullës (VIDEO)

Si nëpër filma/ Autorët vepruan në pak sekonda, shihni momentin e vrasjes së Bandullës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë sot publike vendimet për javën e fundit futbollistike...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com